Kryesia e PS vendim për rezultatet, Blushi kërkon pranimin e humbjes
07/07/2009 Lidershipi socialist mbledh kryesinë për mandatin e nëntë në Fier
Rama “jo” largimit, PS-ja forca e parë politike
“Berisha të heqë dorë nga grabitja e mandatit, nëse s’do që PS-ja të mos njohë zgjedhjet”
Dorëheqja e kreut socialist Edi Rama nga ky post nuk është pjesë e projektit të tij politik. Të paktën kjo u la të nënkuptohej nga deklarata e bërë prej vetë kryetarit Rama, i cili deri diku pranoi se rezultati që mori Partia Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit nuk ishte i mjaftueshëm. Kështu, pas një mbledhjeje të kryesisë së kësaj partie, e thirrur për të diktuar një qëndrim përfundimtar për qarkun e Fierit, kryetari Rama komentoi lidhur me atë çfarë pritet të ndodhë pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Më konkretisht, ndalur në qëndrimin e tij individual përkundrejt postit të kryetarit të PS-së, Rama siguroi prerë se “rezultati i këtyre zgjedhjeve, i cili për ne nuk ishte i mjaftueshëm, nuk do të bëhet dot alibi për askënd që ta kthejë mbrapa Partinë Socialiste”. Sipas tij, PS-ja është një familje e madhe dhe e shëndetshme politike. “Pa asnjë dyshim që ne jemi të vetëdijshëm për gjithçka kemi bërë e për gjithçka pritet të bëjmë. PS-ja do të shohë përpara dhe do të shkojë përpara për të kthyer në alternativë qeverisëse në pushtet këtë projekt, që e ka bërë PS-në më 28 qershor forcën e parë politike në Shqipëri. Duke qenë forca e parë politike në Shqipëri, ne jemi sot shumë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi”, - deklaroi Rama gjatë fjalës së tij. Ndërkohë që në gjykimin e kreut socialist ecja po në të njëjtën linjë e partisë që ai drejton tashmë e më tepër e diktuar dhe nga bashkëpunimi mes PD-së dhe LSI-së. “Pas marrëveshjes së pistë mes Sali Berishës dhe Ilir Metës ne sot kemi vetëdijen se jemi shtëpia e madhe e të gjithë socialistëve dhe progresistëve, ku do të gjejnë vendin e tyre jo vetëm ata që ishin me ne më 28 qershor, por dhe ata që nga 28 qershori dolën të tradhtuarit e mëdhenj, socialistët dhe progresistët, burrat dhe gratë, djemtë e vajzat, që sinqerisht besuan në projektin politik të Ilir Metës dhe që sinqerisht e votuan atë projekt dhe sot janë të nëpërkëmburit e mëdhenj të kësaj historie batakçinjsh të vjetër, në një Shqipëri që nuk është hera e parë që e shijon kaq rëndë tradhtinë”, - u shpreh Rama lidhur me këtë çështje. Nga ana tjetër, duke u ndalur në vendimin e marrë nga kryesia e PS-së, Rama bëri me dije se “nuk do të lejojmë grabitjen e mandatit të 9-të në Fier, maskarada e KQZ-së duhet të marrë fund, ashtu si kundër Sali Berisha, që e orkestron këtë maskaradë, duhet të heq dorë nga ideja se mund të grabisë mandatin e 9-të të PS-së në Fier, nëse nuk do që PS-ja të mos i njoh zgjedhjet”. Është e patolerueshme, sipas tij, që qeveria në formim e sipër ta nisë me një grabitje të kësaj përmase. “E theksoj edhe një herë se jo vetëm mandati i 9-të në Fier, por dhe gjithçka tjetër që duhet të bëhet transparente për popullin sovran nga votimi i 28 qershorit do të zbardhet medoemos. Ne nuk tërhiqemi asnjë milimetër nga mbrojtja e interesit të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, - vuri në dukje Rama.
Vendimi
“Ne nuk tërhiqemi asnjë milimetër nga mbrojtja e interesit të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të mos lejuar që në vitin 2009, në mes të Evropës, vota të cenohet dhe vullneti i popullit sovran të deformohet. Jemi shumë të vetëdijshëm se ka pasur ndërhyrje përmes një sërë mekanizmash në procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe se rezultati ka deformimet e veta. Do të bëjmë çmos të provojmë gjithçka që mund të provojmë, por njëkohësisht nuk do t’i ndahemi nxjerrjes në dritë të këtyre mekanizmave, pavarësisht rezultatit përfundimtar.”
Paralajmërimi
“Mandati i 9-të i Partisë Socialiste në Fier është një mandat të cilin populli i thjeshtë ia ka dhënë kësaj force politike dhe nuk ka forcë mbi tokë që këtë mandat t’ia marrë popullit të Fierit, duke ia marrë, pra, Partisë Socialiste. Sali Berisha duhet të heqë dorë nga ky plan, nëse nuk do që PS-ja të mos i njoh zgjedhjet. Kjo nuk është çështje numrash, por një princip themelor i demokracisë. Grabitja quhet grabitje, qoftë kur grabit 1, 10 apo 100, qofshin kur janë mandate apo çfarëdo qofshin. PS-ja përfaqëson më shumë se asnjëherë tjetër një shtëpi politike vlerash.”
Kritika
“Pas asaj që bëri Ilir Meta, askush nuk duhet të çuditet nga ato që Ilir Meta thotë. Dyfytyrësia e Ilir Metës doli në pah në një përmasë që askush nuk mund ta përfytyronte. Për fat të keq, 83 mijë njerëz që e votuan Ilir Metën për të hequr Sali Berishën, u kthyen në një mall, që Ilir Meta i shiti për të blerë karriget e paloqeverisë, që po rreket të formohet përmes kësaj marrëveshjeje. Kjo bëmë flet më shumë se gjithçka. Ilir Meta është i pabesueshëm në gjithçka thotë. PS-ja ka qenë e qartë kur vendosi të ndërtojë një koalicion vlerash dhe një bashkim të ri qytetarësh.”
PS mbledh kryesinë për Fierin
Blushi: PS-ja ka humbur
Partia Socialiste mblodhi dje kryesinë e saj për të marrë një vendim politik mbi procesin e numërimit në Qarkun e Fierit. Lidershipi i PS-së e thirri këtë mbledhje për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat që do të ndërmarrë kjo parti lidhur me parregullsitë gjatë këtij procesi jo vetëm në këtë qark, por dhe në qarqe të tjera, ku socialistët, sikundër kanë deklaruar, do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë për kontestimin e rezultateve. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se kreu socialist Edi Rama është shprehur që veç rrugëve ligjore për çdo manipulim me votën në dëm të PS-së të ndiqen dhe rrugë të tjera, ndër to dhe protestat popullore. Madje, mësohet se Rama së bashku me kreun e Asamblesë Kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi kanë kërkuar që grupi parlamentar i kësaj partie të bojkotojë parlamentin e ri shqiptar, duke mos marrë pjesë farë në të. Përballë një pretendimi të tillë anëtarët e kryesisë nuk kanë hezituar të shprehin kundërshtinë e tyre. Mësohet se Ben Blushi, kandidati për deputet në Qarkun e Korçës, e ka cilësuar një propozim të tillë si joserioz. Po sipas këtyre burimeve, bëhet me dije se kandidati për deputet i qarkut të Vlorës Arben Malaj ka kërkuar të tregohet kujdes në deklaratat, ku bëhen thirrje për manifestime, duke mos e konsideruar atë si rrugën e duhur për t’u ndjekur nga PS-ja. Po kështu mësohet se Ben Blushi ka qenë i prerë në fjalën e tij, edhe pse ka qenë dakord për mbrojtjen e votës. Sipas tij, tashmë duhet pranuar që PS-ja ka humbur dhe është sërish në opozitë dhe për më tepër ajo duhet të bëhet gati për një opozitë të fortë në vjeshtë. Duke u ndalur te përgjegjësitë për humbjen, burimet konfirmuan se Blushi i është drejtuar Ramës me fjalët se, “meqenëse në këtë mbledhje po flitet vetëm për Fierin, po ndalet biseda vetëm në këtë çështje, por në një mbledhje tjetër të kryesisë do të flitet dhe për përgjegjësitë për humbjen”.