E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ Zbulohet arsyeja pse Kaçi u bë demokrat

Në faqen e tij në Facebook, një lexuese i kërkon Kastriot Islamit që të mësojë se përse ai vendosi të shkojë tek PD dhe jo tek një parti tjetër.

Në fakt ka shumë spekulime në lidhje me këtë çështje.

Disa media kanë treguar pamjet e takimit të parë të Islamit në selinë e PD, ku ai shfaqet duke i dhënë një zarf ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.

Por kjo foto e mitingut të mbrëmshëm të çeljes së fushatës së PD-së mund të zbulojë më shumë.

Islami u shfaq me një kravatë blu në këtë miting, ndërsa kur u shqiptua emri i tij, pati duartrokitje të shumta.

Islami ishte vendosur fillimisht pranë Visar Zhitit, por ky i fundit u shmang që të mos e kapte ndonjë kamera pranë tij. Sikur nuk shkon edhe një foto Zhiti- Islami.

kaqi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›