E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me teatrin njohin kufijte e vetvetes

Ai qe kalon ne rrugen e qete me pisha qe te con te Instituti i Nxenesve qe nuk Degjojne e ka te veshtire te imagjinoje energjine dhe vrullin e punes qe i bashkon femijet brenda godines kur behet fjale per teater. Pasi kalon disa kate ku postulatet neper mure Bota jone paqe sfide dhe integrim apo Edhe ne jemi si gjithe te tjeret te lodhin syte gjendesh ne nje salle palestre ku disa dite me pare zhvilloheshin provat e shfaqjes Magjistari i Ozit perralle e 1900-es e shkruar nga Frank Baum. Regjisorja Elma Doresi ka punuar me kete pjese e nxitur nga pervoja e punes me keta femije dhe lufta e tyre me veten per te kapercyer pengesat.

Magjistari... u shfaq mbreme ne Teatrin Kombetar. Shikuesi pa vetem rezulatin e punes me shfaqjen dhe ndoshta ka cuar neper mend pyetjet Si arrijne te komunikojne me regjisoren te realizojne rolet me natyrshmeri duke shmangur sa te mundin shabllonet si levizin sipas ritmit te muzikes perse u pelqen teatri

Ne prova aty ku njohin kufijte e vetes

Kur jam me ta dhe une nuk degjoj. Ne prova nuk ka regjisore. Keshtu i le te lire te krijojne gje qe i ndihmon shume per besimin ne vetvete thote regjisorja Elma Doresi qe nuk e ka bashkepunimin e pare me femijet qe nuk degjojne. Me humor Elma kujton fillimet kur erdhi per ti mesuar dhe mesoi vete prej tyre. Mesoi sesi te punonte me teper me imagjinaten pantomimen plastiken. Ajo eshte e bindur qe ata jane gjeni ne levizje dhe plastike. Dhe kjo eshte e vertete.

Fare te natyrshem shohim magjistarin Oz ne rol Franceska Xhunga te shnderrohet nga dinake e tinzare ne nje njeri zemerbute dhe te dhembshur njeriun e hekurt Erion Supli te kthehet ne njeri te ndjeshem tek lufton per te pasur nje zemer. Te cliret jane edhe enderrimtarja Doroti ne rol Zamira Allaisufi apo Xhino Mema 11 vjec me trupvogli i grupit ne rolin e luanit te vogel dhe Enea Gjura ne rolin e dordolecit.

Kur i sheh tek interpretojne vetiu rikthehen ne mendje fjalet qe regjisorja thote per ndikimin qe ka teatri tek ata I ka ndihmuar te kene besim te kuptojne se jane te forte te zgjuar te nxjerrin ne pah vlerat e tyre. Po si komunikojne mes tyre Po te rrish pak me shume se gjysme ore e para gje qe ngulit ne mendje eshte fjalia dua te luaj teater qe ne gjuhen e shenjave perkthehet prekje e fytit me gishterinj nderkohe qe pellembet e hapura vendosen mbi njera-tjetren.

Per komunikimin i ndihmon edhe Vojsava interpretja e cila eshte trajnuar tri vjet per te mesuar gjuhen e tyre. Ka disa elemente qe duhet te integrohen me njeri-tjetrin ne menyre qe te kesh nje komunikim me keta femije qe nuk degjojne. E para eshte daktilimi me gishta dhe e dyta buzet. Ne te njejten kohe qe ti daktilon duhet te shqiptosh ate qe po daktilon. Vec kesaj sigurisht eshte edhe muskulatura e fytyres pantomima shpjegon shkurt Sava sic e njohin te gjithe vajzen.

Projekti

Shfaqja teatrore Magjistari i Ozit eshte pjese e projektit Diagnostikim i hershem dhe integrim social i minoreve qe nuk degjojne qe ka nisur ne vitin 2008 i iniciuar nga Ministria e Jashtme Italiane dhe realizohet nga M.A.G.I.S. Sipas administratores se projektit Nevila Zeneli nje nga aktivitetet me rendesi te projektit eshte ai qe nis qysh ne maternitetet e Tiranes Fierit dhe Shkodres. Te gjithe femijet e porsalindur kryejne nje ekzaminim te nivelit te pare qe quhet otoemisione akustike. Hapi i dyte qe kryhet me femijet qe rezultojne fail me dyshim mosdegjimi kryejne testin e nivelit te dyte A.B.R.

Femijet qe rezultojne me probleme degjimi edhe pas testit te dyte pajisen me aparate degjimore nga audioprotesistet italiane qe vijne cdo muaj. Pas pajisjes me aparate femijet ndiqen me logopedi ne Qendren e Zhvillimit dhe Mirerritjes ne Kombinat.
Te gjithe femijet qe jetojne ne Institutin e Femijeve qe nuk Degjojne pajisen me aparate degjimi. Aktualisht sapo eshte perfunduar nje projekt i vogel tjeter me nje grup prej 21 te rinjsh qe jane trajnuar ne nje kurs informatike si dhe ne trajnime te tjera.

120 femije nga e gjithe Shqiperia mesojne ne Institutin e Nxenesve qe nuk Degjojne. Nuk ka nje shifer te sakte sesa eshte numri i tyre ne shkalle vendi.

34 nga keta femije bejne rregullisht seanca logopedie per te permiresuar gjuhen e folur.

5 femije nga ky insitut jane integruar ne shkolla normale publike te shoqeruar nga asistente komunikimi. Asistentet e komunikimit i ndjekin keta femije qofte ne mesim si dhe ne pune individuale pas mesimit. Gjithashtu femije te tjere qe nuk jetojne ne Institut por ne familje jane te integruar ne shkolla normale. 2 prej tyre jane nga Fieri dy nga Tirana.
Shifrat jane marre nga administratorja e projektit Nevila Zeneli

Mbeshtetje financiare modeste nga shteti

Mbeshtetja financiare eshte 8000 leke ne muaj nje shume qe nuk jepet me pas largimit nga Instituti. Mendohet se e kane nje zanat tani rrobaqepesi kepucari marangoz qe mund ta ushtrojne pas moshes 15 vjecare

1. Ne Institut femijet qendrojne deri ne klasen e 9-te dhe pastaj kthehen ne familjet e tyre. Deri ne kete moshe marrin nje ndihme sociale modeste qe nderpritet me ikjen nga Instituti. Nderkohe nuk ka lehtesira ne transportin urban ne udhetime.

2. Pasi mbarojne Institutin dhe pajisen me nje vertetim notash e kane te veshtire te integrohen ne shkollat e mesme te pergjithshme. Ne Institut bejne lende zanati rrobaqepesi kepucari marangoz qe ne kete moshe nuk i terheqin dhe nuk kane deshire ti vazhdojne me tej.

3. Psikologu pak i pranishem ne jeten ne familje dhe shkollat e pergjishme ku disa prej femijeve kane fatin te integrohen. Shpesh here ndodh qe problemet vijne per shkak te pakujdesise se familjes nga mos pasja e informacionit te duhur dhe kultura e zakonet e zonave perkatese te cilat shpesh krijone me shume probleme sesa ndreqin shpjegon psikologia Kadiu.

4. E kane te veshtire te gjejne nje pune pas perfundimit te studimeve sidomos ne strukturat shteterore. Moshat 14-17 vjec i shqeteson fakti qe cfare do te bejne kur shkolla do te perfundoje e rendit kete problem te parin qe shqeteson kete kategori psikologia Lozana Kadiu. Duke marre parasysh dhe qe nuk eshte se shikohen nje kontigjent i mire per pune kjo per shkak te mosndergjegjesimit te njerezve qe keta femije jane normale ne aspektin psikik dhe fizik dhe mungesa e nje shqise nuk i pengon te punojne apo te krijojne familje.

Zamira Allaisufi 15 vjece

Kam shume pak shoke dhe shoqe jashte shkolles pothuajse fare. Pjesen me te mire te shokeve te cilet i dua shume i kam ketu brenda ne Institut. Te tjeret qe jane jashte Institutit gjithmone me lene diku ne hije. Ne momentin qe dua te rrefej dicka ata thone prit dhe vazhdojne qe te flasin vete. Sa here qe mezitem me ta pikturoj por ai qe me ndihmon te ndihem mire vertet eshte teatri. ndrra ime me e madhe Do te doja qe nje dite te studioja ne universitet.

Franceska Xhunga 14 vjec

Kur bej rolin e magjistarit une futem ne imagjinaten time. E vogel shihja cdo film per magjistaret i kisha shume frike por edhe i pelqeja. U ktheva ne ato vite per te kujtuar
filmat me magjistare dhe mu rikthyen ndermend te gjitha levizjet. Mua sigurisht qe me pelqen ta vazhdoj teatrin deshiroj qe te mesoj akoma edhe me shume se kaq dhe shpresoj qe te jete dikush qe te na ndihmoje.

Lorenci Gjuzi 25 vjec

Une jam asistent regjisor i Elma Doresit. Ne kete shkolle une kam qene ne grupin e nxenesve qe mesonte zanatin e marangozit. Nuk me pelqen qe ta vazhdoje si profesion sepse sigurisht qe ka shume risk nje dite e ke doren nje dite jo. Ne na kane dhene vetem dy mundesi zgjedhjeje ose per kepucari ose per marangoz. Dhe une zgjodha. Sesa te me ngjisnin duart neper masticet e kepuceve zgjodha me mire zanatin e marangozit sepse eshte pak me komod ne krahasim me kepucarine. Por po te me jepej mundesia do te vazhdoja me teatrin.

Vojsava Murati 23 vjec

Ku bazohet kjo menyre komunikimi Ka disa elemente qe duhet te integrohen me njeri-tjetrin ne menyre qe te kesh nje komunikim me keta femije qe nuk degjojne. E para eshte daktilimi me gishta dhe e dyta buzet. Ne te njejten kohe qe ti daktilon duhet qe te shqiptosh ate qe po daktilon. Vec kesaj sigurisht eshte edhe muskulatura e fytyres pantomima.

Analize
Lozana Kadiu do problem duhet tua nxjerresh me grep.

Ne Institutin e Nxenesve qe nuk Degjojne departamentet e psikologjise dhe te punonjeses sociale jane hapur dy vitet e fundit. Me pare roli i psikologes eshte bere nga mesueset dhe kujdestaret. Kurse tani cdo gje eshte ndryshe. Punohet cdo dite nga 6 ore me grupmoshat 7-17 vjec dhe ne raste aktivitetesh puna i kalon 8-9 oret.

do grupmoshe ka problemet e saj dhe une kur jam me ta mundohem te jem nje femije 7-8 vjec qe me pelqen te luaj me kukulla makina aq sa dhe nje adoleshente kapricoze qe dua ti arrij gjerat menjehere. Kete gje e bej sepse dua te marr informacion nga ata dhe tju percoj mesazhe. Kuptohet qe mbaj dhe poziten time te punes pa shkelur etiken apo pergjegjesite qe me jane dhene.

Problematika me e shpeshte qe haset ne punen me ta eshte mosbindja ndaj rregullave sociale qe ata duhet te zbatojne kjo per faktin se femijet kane nje bote te brendshme tyren nje bote qe e ndajne vetem me njeri-tjetrin dhe eshte pak e veshtire qe ti cash muret e te penetrosh brenda. Por me nje vullnet te mire dhe duke komunikuar me ta arrin te futesh ne kete bote.

Duhet theksuar fakti qe shfaqin edhe problematikat e moshes adoleshentet qe eshte pak veshtire te kanalizohen. Keshtu qe here pas here shprehin nje lloj agresiviteti i cili i vjen nga deshira per te thene gjithcka por ne pamundesi per ta bere ata acarohen dhe reagojne pak negativisht ndaj ceshtjes ose terhiqen. Moshat e vogla 7-13 shfaqin probleme me procesin e rritjes dhe adaptimin me problemin e tyre ne boten qe i rrethon.

Moshat 14-17 vjec i shqeteson fakti qe cfare do te bejne kur shkolla do te perfundoje Duke ditur qe nuk eshte se shikohen nje kontigjent i mire per pune kjo per shkak te mosndergjegjesimit te njerezve qe keta femije jane normale ne aspektin psikik dhe fizik dhe mungesa e nje shqise nuk i pengon te punojne apo te krijojne familje. Aktualisht po prek dhe tematiken e problemeve seksuale dhe trajtimin e tyre ne varesi te grupmoshave sepse ketu vazhdon te jete pak tabu ne mendjen e femijeve.

Si ne jeten normali ky eshte edhe grupi me delikat. Ata perjetojne shume here me shume cdo gje te re qe u ndodh ne jete. Me ta duhen perdorur nje gjuhe sa me te thjeshte qe cdo shpjegim te jete i sakte dhe precis kjo per vete faktin se cdo gje e kuptojne ne heshtje dhe e perpunojne ne heshtje keshtu qe cdo problem duhet tua nxjerresh me grep.

Prandaj eshte i rendesishem roli i psikologut ne familje dhe ne shkolla. Shpesh here ndodh qe problemet vijne per shkak te pakujdesise se familjes nga mos pasja e informacionit te duhur dhe kultura e zakonet e zonave perkatese te cilat shpesh krijone me shume probleme sesa ndreqin. Informacioni duhet te shkoje ne cdo familje qe te dijne ti pranojne gjerat ashtu sic jane. Kjo eshte e mundur kur ka njerez te kualifikuar qe njohin zonat perkatese me traditat dhe zakonet e tyre kur ka buxhet specific me zera te vecante infrastrukture sociale etj.

Si mund te integrohen keta femije ne shoqeri Duke ndergjegjesuar shoqerine duke u hartuar politika perkatese per keto kategori dhe duke hapur fronte pune.
Ne ne Institut i japim dhe nje profesion si rrobaqepes punim druri e metali kepucari gje e cila duhet te profilizohet me tej me shkolla te mesme me specifike sepse jane femije normale si te gjithe te tjeret. Po a ekzistojne kushtet Jo aq sac duhet apo sic i kane vendet fqinje me Shqiperine. Ne na duhet nje dore e forte per ti realizuar te tera sepse te vetem jemi te pafuqishem.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›