Prezantohet në Torino libri i ri i shkrimtares torineze Rosita Ferrato
08/06/2011 Shqipëria nën vështrimin e një reportereje
Pavarësisht afërsisë gjeografike, shkëmbimeve të vazhdueshme dhe lidhjeve të forta kulturore e historike, nga antikitetit deri në ditët tona, Shqipëria, shqiptarët dhe marrëdhëniet e tyre me Italinë mbeten ‘një rebus mbështjellë me mister’, për pjesën dërrmuese të qytetarëve të vendit fqinj. Mosnjohja e realitetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Itali ka ecur ndërkaq paralelisht me identifikimin masiv të tyre me disa klishè të pajustifikuara dhe nganjëherë poshtëruese, produkte dytësore të fushatave të gjera mediatike që kanë pasqyruar ngjarjet më të bujshme dhe kryesisht më ‘të zeza’, të historisë sonë të vonë nga eksodet e fillimviteve ‘90-të deri tek ngjarja ‘Roshi’ (edhe kjo e pasqyruar gjerësisht në mediat italiane, fatkeqësisht në versionin e saj të parë, atë më tronditësin!). Këto të dhëna të paplota dhe shpesh tendencioze kanë mbushur boshllëkun informativ mbi Shqipërinë krijuar gjatë dekadave të komunizmit, kohë kur në Itali Shqipëria nuk zihej në gojë. Në këtë kontekst, gazetarja dhe shkrimtarja torineze Rosita Ferrato, e angazhuar prej kohësh për përcjelljen e një informacioni sa më të saktë dhe korrekt mbi bashkësitë e huaja në mediat italiane, vendos të shkruajë për Shqipërinë.
“Albania. Sguardi di una reporter” (Shqipëria, vështrime të një reportereje) i shkrimtares torineze Rosita Ferrato është libri që do të prezantohet nesër në mbrëmje në Torino nga gazetarët Stefanella Campana dhe Benko Gjata. Takimi organizohet nga Qendra e Kulturës Shqiptare në bashkëpunim me shoqatat “Vatra”, “Illyricum” dhe “Vatra Arbëreshe”, me patronazhin e ambasadës shqiptare në Itali dhe të Zyrës së Përfaqësimit të DHTI së Tiranës në Torino. Ai do të shoqërohet me pjesë të muzikës së lehtë të ekzekutuara nga artistet Lindita Kopliku (piano) dhe Diana Subashi (violinë).
“Ideja e Shqipërisë që kisha, ose më mirë, që nuk kisha, pasi ishte një vend të cilin nuk arrija dot ta përkufizoja, ishte ajo e një vendi të afërt, por pak të frikshëm, kaq i madh ishte për mua misteri që e rrethonte”, - shprehet Ferrato.
Libri “Shqipëria, vështrime të një reportereje”, botuar në Torino në prill të vitit 2011 është fryt i punës së kujdesshme kërkimore dhe i disa udhëtimeve të autores në vendin tonë gjatë vitit 2010. Ai i përcjell publikut italian një larmi vëzhgimesh dhe të dhënash historike, turistike, sociologjike dhe zakonore mbi Shqipërinë, të hedhura në letër me një stil të këndshëm dhe lehtësisht të lexueshëm. Një rrugë e ndërmjetme mes shënimeve të udhëtimit dhe reportazhit të mirëfilltë, libri i grish lexuesit të udhëtojnë drejt Shqipërisë, këtij vendi ekstravagant e mikpritës, që është ende i gjithi për t’u zbuluar.
“Shqipëria, vështrime të një reportereje” është një botim për të gjithë ata që e njohin pak, apo aspak vendin tonë dhe dëshirojnë të informohen rreth tij shpejt dhe me lehtësi. Libri është realizuar edhe me mbështetjen e Qendrës së Kulturës Shqiptare.
Rosita Ferrato ka lindur në Torino ku është diplomuar fillimisht në Gjuhë dhe Letërsi të Huaj dhe më pas në Letërsi Moderne. Gjatë karrierës së saj si gazetare profesioniste ajo ka punuar për RAI-n, televizioni publik italian, fillimisht pranë Orkestrës Simfonike Kombëtare dhe më pas në programet televizive “Il Pianeta delle Meraviglie”, “Ambiente Italia” dhe në edicionin e lajmeve shkencore “TG Leonardo”. Aktualisht bashkëpunon me disa media të shkruara dhe elektronike. Ndër botimet e saj më të suksesshme përmendim librat “Le Piere. ‘Madame’ e signorine di Torino” (Seneca Edizioni) dhe “Le Divine. Manuale per amanti, seduttrici, cortigiane e avventuriere”.