E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet shkrimtari spanjoll Jorge Semprun

PARIS -Shkrimtari dhe ish-ministri spanjoll i Kulturës, Jorge Semprun vdiq mbrëmë në Paris, njoftoi nipi i tij, Thomas Landman.

Jorge Semprun, që emigroi në Francë me familjen pas luftës civile spanjolle (1936-39), u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare në banesën e tij në Paris, saktësoi Landman.

Jorge Semprun ka qënë anëtar i rezistencës kundër nazizmit, i deportuar në kampin Buchenwald si dhe aktivist komunist antifrankist.

Përgjegjës për koordinimin e aksionit klandestin në PCE që nga viti 1953, pati mosmarrëveshje me kreun e partisë, Santiago Carrillo dhe në vitin 1964, Jorge Semprun u përjashtua nga Komiteti ekzekutiv i PCE-së.
Ai i kushtohet më pas letërsisë, në frëngjisht dhe spanjisht. Në vitin 1969, romani i tij "Vdekja e dytë e Ramon Mercader" fiton çmimin "Femina".

Përshtatës dhe autor dialogjesh në filmat "Z" (1969) dhe "Pohimi" (1970), ai bashkëpunën në kinema me Yves Montand dhe regjisorin Costa Gavras.

Ai ka qënë edhe ministër i Kulturës në periudhën 1988-1991 në qeverinë e socialistit, Felipe Gonzalez.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›