E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agronomi i kastravecit-lule

Kjo ka qene periudha e kastravecit. Si kurre me pare ky lloj fruti nuk kishte terhequr kaq shume vemendje. Po ashtu per shkak te kastravecit zoti Dylmish Merkaj eshte personazhi yne ne kete faqe. Ky bujk me origjine nga nje fshat i Beratit prej vitesh banon dhe jeton ne Greqi. Emigrimi ne vendin fqinj nuk e ka penguar kete zoteri qe te vazhdoje te kujdeset per nje bace.

Kohen e lire e kalon duke u kujdesur per ato pak perime qe ka mbjelle ne nje hapesire te vogel toke perballe baneses ne Derven te Korrithios Greqi. Ne u perplasem rastesisht me kete zoteri ne rrjetin social facebook ku ai kishte publikuar disa foto te kesaj bime. Kastraveci qe kishte mbjelle ne bace kete here ishte ndryshe nga heret e tjera...po si do te thoni ju Ne qofte se me pare kemi mesuar se nga lulja del kastraveci kjo foto na tregon se kastraveci mund te shnderrohet ne lule.

Si e pate kastravecin qe ne trup kishte nje gjethe

Nuk me ka rastisur ndonjehere ky fenomen edhe ketu ne Greqi kur u tregova u habiten te gjithe.

Sa kohe keni qe jetoni ne Greqi

Si shume shqiptare te tjere edhe une kam ardhur ne Greqi para 15 vjetesh. Tashme jetoj ketu me familjen time gruan dhe kater vajzat.

Jeni marre me bujqesi me pare

Po une jam nga Bistrovica e Beratit dhe gjithe jeten time jam marre me bujqesi jo vetem atje ku kam qene por edhe kur erdha ne Greqi nuk iu ndava bujqesise. Kam punuar dhe si agronom i mesem ne fshatrat e Beratit.

fare mendoni se ia ka shkaktuar kete gje bimes

Sipas mendimit time ky eshte vetem fenomen i pllenimit te fares se vjeter me faren e re duke patur parasysh dhe kultivaret e ndryshem brenda rraces se trangullit.

Sa bime kishit mbjelle ne bacen tuaj

Kam mbjell rreth 20 rrenje nga keto me kane dale 3 rrenje.

Virusi

Esheria-Coli eshte bakteri i radhes qe kercenon jetet tona pas virsuit AH1N1 gripi i derrit dhe gripit te shpendeve dy vite me pare. Ky bakter mesohet te jete perhapur nga zarzavatet konkretisht nga kastraveci i importuar. Si fillim ai u shfaq ne Gjermani vend ku dhe u shenuan viktimat e para nderkohe qe aktualisht eshte perhapur edhe ne vende te tjera te Evropes.

Si mjekohet

Specialistet e shendetesise thone se ne keto raste antibiotiket nuk ndihmojne perkundrazi nese vriten bakteret atehere clirohen me shume toksina. E vetmja menyre luftimi eshte dializa pra pastrimi mekanik i gjakut. Qe prej dites se premte mjeket e Spitalit Universitar ne Hamburg po e aplikojne per shpetimin e 6 pacienteve rende nje medikament me antitrupin Eculizumab. Ky mund te ndihmoje kunder insuficiences se veshkave. Bari se pari bllokon nje pjese te sistemit imun ate te komplementit dhe se dyti nepermjet kesaj ulet shkaterrimi i qelizave te gjakut dhe mpiksja e tij. Se sa efektiv do te jete ky bar kjo do te vertetohet ne vazhdim.

Perhapja

Nderkohe ne Evrope po shtohet paniku nga bakteri Esheria-Coli. Pas Gjermanise ku numri i viktimave shkoi ne dhjete ai rezulton te jete perhapur edhe ne Suedi Danimarke Britani Holande e Austri.

Pyetje dhe pergjigje mbi bakterin vrases

1. Pse preken me shume femrat sesa meshkujt

Mendohet qe femrat merren me shume me pergatitjen e vakteve gje qe rrit mundesine e prekjes.

2. Duhet te heqim dore nga perdorimi i frutave dhe perimeve

Jo por duhet ti blini ato nga prodhues te vendit te cilet i njihni.

3. fare masash paraprake duhet te kihen parasysh

Frutat dhe perimet e gjalla te lahen mire me uje te vaket ose me mire te zihen sepse kjo vret bakteret.

4. Duhet te perdorim disinfektues te tjere per te pastruar frutat dhe perimet

Jo sepse ato mbeten ne lekure dhe ju i hani.

5. A jane kastravecat e tregtuara me qese te mbrojtura

Jo sepse ato vishen me celefon direkt dhe nuk lahen.

6. Si mund te ruhemi nga infektimi me bakterin

Merrni masa te rrepta te higjienes. Mjetet e gatimit si thika vendi i punes aparatet e ndryshme te kuzhines duhet te pastrohen mire. Lani duart per 20 sekonda me sapun. Pas perdorimit te tualetit dhe kontaktit me kafshet lani duart.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›