E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton ankandi per ndeshjet e Kombetares

FSHF

Deshton ankandi i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit per te shitur te drejten televizive per ndeshjet e Kombetares ne eliminatoret e Euro 2012. Gjate dites se djeshme e cila ishte percaktuar si afati i fundit per dorezimin e ofertave nga mediat vizive eshte paraqitur vetem nje zarf i mbyllur me oferten e Tv Klan. Burime zyrtare ne FSHF kane bere te ditur se nje vendim pritet te merret gjate dites se sotme duke qene se kjo ishte e pamundur te realizohej te merkuren. Argumenti i perdorur ka qene se disa prej anetareve te komisionit nuk ndodheshin ne kryeqytet pavaresisht se shitja e se drejtes televizive per ndeshjet e kuqezinjve ishte nje moment mjaft i rendesishem. Kesaj i shtohet edhe fakti qe per ankandin FSHF ka hyre ne lufte me TVSH-ne me keta te fundit qe theksojne se sipas ligjit transmetimi i ndeshjeve te Shqiperise i takon Televizionit Publik Shqiptar. Ne kete perplasje qe rrezikon te zgjidhet ne gjykate ka nderhyre edhe KKRT e cila ka theksuar se ekskluziviteti i takon RTSH-se. Qendrimi i KKRT-se ka bere qe Top Channel televizioni tjeter kombetar qe nuk e ka fshehur asnjehere interesimin per transmetimin e ndeshjeve te Kombetares te mos marre pjese ne ankand.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›