Nurja: Censusi nuk dështoi, do zgjasë deri në fund të muajit

Drejtoresha e INSTAT Ines Nurja ka dalë në një konferencë për shtyp pas përfundimit të Censusit “Shqipëria 2011”. Nurja tha se procesi është mbyllur me sukses dhe nuk ka dështuar. Sipas saj, mos regjistrimi i një pjese të popullsisë ka ardhur si rezultat i angazhimeve të tyre dhe jo si kundërshtim ndaj Censusit.
Në lidhje me shtyrjen e procesit Nurja sqaroi se nuk kemi të bëjmë me shtyrje pasi është e përcaktuar në Ligj që procesi të realizohet brenda katër javëve, deri në fund të tetorit.
Duke thesuar rëndësinë e regjistrimit të popullsisë zëdhënësja e INSTAT u ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë mbetur pa regjistruar që të kontaktojnë falas me operatorët e INSTAT nga ora 08:00-22:00, duke mos përjashtur edhe sanksionimin e tyre në rast kundërshtimi disa herë radhazi.