Medalja, “Për shërbime të shquara” ; Qeveria dekoron Abaz Kupin, Zhulalin, Ndreun e Bajraktarin
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, me rastin e 97-vjetorit të krijimit të FA-së, dekoroi dje 12 personalitete të shquara të kombit. Mes tyre janë Abaz Kupi, i trajtuar gjerësisht nga regjimi komunist si tradhtar i atdheut. Në listën e të dekoruarve janë gjeneral major Dali Ndreu (pas vdekjes) i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për kontribut të shquar në drejtimin e formacioneve të mëdha për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë dhe reformimin e ushtrisë shqiptare”, ish-ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali etj.
Qeveria “Berisha” rehabilitoi dje 12 ish-ushtarakë të lartë për kontributin e dhënë në themelimin dhe forcimin e ushtrisë shqiptare. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, me rastin e 97-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, dekoroi dje përmes një ceremonie, 12 personalitete të shquara të kombit. Mes tyre janë Abaz Kupi, i trajtuar gjerësisht nga regjimi komunist si tradhtar i atdheut. Në listën e të dekoruarve janë gjeneral major Dali Ndreu (pas vdekjes) i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për kontribut të shquar në drejtimin e formacioneve të mëdha për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë dhe reformimin e ushtrisë shqiptare”. Po ashtu, medaljen për “Shërbime të Shquara” e mori dje edhe kolonel Muharrem Bajraktari (pas vdekjes) i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për merita të shquara në ngritjen e Xhandarmërisë Ushtarake Shqiptare dhe të formacioneve luftarake nacionaliste për qëndresë kundër pushtuesve fashistë”. Gjithashtu, z. Safet Zhulali (pas vdekjes) i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për kontribut të shquar, si ministër i parë i Mbrojtjes në periudhën e ndryshimeve demokratike të vendit, në reformimin, ristrukturimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura”. Dekorata për Kupin dhe 11 persona të tjerë të akorduara nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, u dhanë dje në një ceremoni të posaçme. Mes të dekoruarve bie në sy dhe emri i Safet Zhulalit, ish-ministër i Mbrojtjes në kohën e trazirave të vitit 1997, kur depot ushtarake u hapën dhe njerëzit u armatosën. Në këtë mënyrë PD-ja rehabiliton pas vdekjes një nga protagonistët më të rëndësishëm të periudhës së pluralizmit në vend, atë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Safet Xhulali. Ai drejtoi këtë dikaster gjatë viteve 1992-97. Ai mbahet mend për momentin historik, ku bashkë me ish-Presidentin Sali Berisha, dorëzoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, duke e bërë vendin tonë të parin vend në Lindje që bënte këtë kërkesë. Z. Zhulali ka qenë dy herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që për vitin e rebelimit, atë të 97-s, një vit më pas, u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për “Krime kundër njerëzimit”. Kjo akuzë nuk u vërtetua asnjëherë dhe Safet Zhulali mori pafajësinë.
Personalitetet që u dekoruan:
1. Gjeneral Mehmet Pashë Dërralla (pas vdekjes), i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për merita të shquara si personalitet ushtarak, themelues i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe si ministër i parë i Luftës i Shtetit Shqiptar”.
2. Gjeneral Ali Riza Kolonja (pas vdekjes), i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për merita të shquara në ringritjen e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe për mbrojtjen e kufijve shtetërorë”.
3. Gjeneral Ismail Haki Tatzati (pas vdekjes), i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për merita të shquara në ngritjen, reformimin dhe përsosjen e organizimit të armëve e shërbimeve të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare”.
4. Gjeneral Xhemal Aranitasi (pas vdekjes), i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për merita të shquara në ngritjen, modernizimin dhe konsolidimin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare”.
5. Kapter Mujo Ulqinaku (pas vdekjes), i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për trimëri dhe vetëmohim gjatë qëndresës për mbrojtjen e vendit nga pushtuesit fashistë”.
6. Major Abaz Kupi (pas vdekjes), i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për merita të shquara në ngritjen e formacioneve luftarake nacionaliste dhe organizimin e qëndresës kundër pushtuesve fashistë”.
7. Kolonel Muharrem Bajraktari (pas vdekjes) i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për merita të shquara në ngritjen e Xhandarmërisë Ushtarake Shqiptare dhe të formacioneve luftarake nacionaliste për qëndresë kundër pushtuesve fashistë”.
8. Gjeneral major Dali Ndreu (pas vdekjes) i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për kontribut të shquar në drejtimin e formacioneve të mëdha për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë dhe reformimin e ushtrisë shqiptare”.
9. Zoti Safet Zhulali (pas vdekjes), i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për kontribut të shquar, si ministër i parë i Mbrojtjes në periudhën e ndryshimeve demokratike të vendit, në reformimin, ristrukturimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura”.
10. Nënkolonel Hamit Bali (pas vdekjes) i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për kontributin e dhënë në ngritjen e Arkivit Ushtarak Shqiptar dhe drejtim me kompetencë të lartë profesionale”.
11. Kapiten Kamber Sejdini (pas vdekjes), i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për kontribut të shquar në ngritjen e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, për vetëmohim në mbrojtje të idealeve demokratike dhe për kontribut të veçantë në fushën e terminologjisë ushtarake shqiptare”.
12. Kapiten Islam Radovicka (pas vdekjes) i jepet medalja “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për kontribut të shquar në çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazistë dhe për mbrojtjen e idealeve demokratike”.