E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne grabitje, 8 vjet burg te miturit

TIRANE - Gjykata e Tiranes denon te miturin qe qelloi me arme mbi Adem Hidrin, duke i marre jeten ne tentative grabitjeje. Ardian Muca eshte denuar me 8 vite burg me gjykim te shkurtuar dhe duke marre parasysh moshen e tij. Gjyqtarja Mirela Fana, pasi ka degjuar prokurorine, ka vendosur denimin me 24 vite burg per 17-vjecarin gjimnazist ne shkollen e Dajtit, per ngjarjen e ndodhur me 2 qershor te ketij viti ne Kerrabe. Duke llogaritur moshen e mitur, Muca ka perfituar pergjysmim te denimit me 12 vite, ndersa i eshte ulur masa ne nje te tretat, per shkak se pranoi krimin dhe fitoi gjykim te shkurtuar. Ardian Muca qelloi me arme mbi Adem Hidrin, kur ky i fundit kishte shkuar ne shtepine e vjehrrit te tij.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›