Medaljet shqiptare nga Vidi te Moisiu
Artan Lames i jane dashur dhjete vjet kerkime mbi medaljet shqiptare per ta kurorezuar kete pune me botimin e nje katalogu ne dy vellime. Medaljet shqiptare botuar nga Toena eshte promovuar dje ne diten e fundit te Panairit te Librit. Ky liber perfshin ne dy volume te gjitha medaljet qe shteti shqiptar ka dhene nga viti 1914 e deri ne vitin 2002. Medalja e pare shqiptare eshte prodhuar ne vitin 1914 nga Princ Vidi ndersa dhe medalja e fundit e prodhuar ne vitin 2002 i perket kohes se ish-presidentit Alfred Moisiu thote Lame i njohur per pasionin e tij prej koleksionisti. Volumi i pare permbledh medaljet e dhena nga viti 1914 deri ne vitin 1944 ndersa i dyti pjesen e mbetur deri ne 2002-shin. Volumi i pare permbledh periudhen e princ Vidit periudhen e Mbretit Zog dhe periudhen e pushtimit italian. Volumi i dyte permbledh diktaturen dhe 20 vite demokraci. Duhet thene se nga pikepamja simbolike medaljet bashke me flamurin dhe me monedhen perbejne tri simbolet baze te nje shteti sakteson Lame. I eshte dashur kohe ta plotesoje kete koleksion per me teper ne kushtet kur ne Shqiperi eshte veshtire ti gjesh keto medalje. Une kam mbi 10 vjet qe punoj mbi kete liber. Shumica e ketyre gjerave nuk gjenden megjithese jane medalje tituj e dekorata shqiptare. Materialet qe ofrojne muzete apo institucionet shqiptare jane gati inekzistente. Me eshte dashur te germoj neper dokumentacione te ndryshme qe me jane ofruar edhe nga persona te ndryshem e vec kesaj kam ndjekur korrespondencen me organizma nderkombetare qe merren me medalistiken perfundon Lame.