E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Të kërkojmë statusin e kandidatit

Drejtuesi i "Evropian Movement Albania" Ditmir Bushati vlerësoi se konsolidimi i reformave dhe përqendrimi tek korrja e rezultateve të prekshme sipas një përqasje gradualë do të duhej të shkonte paralelisht me ambicien tonë për të kërkuar statusin e vendit kandidat të BE. "Jam dakord që nuk duhet të jemi të fiksuar pas datave, por mendoj se politika e pritjes duhet të zëvendësohet me bërjen publikë të objektivave të përcaktuara në afate kohore, publikimi i të cilave shoqërohet me risk për shkak të mundësisë ose jo të realizimit të tyre", u shpreh Bushati. Ai vlerësoi se datat dhe afatet kohorë mund të mos jenë të rëndësishme për BE-në por janë shumë të rëndësishme për ne, pasi nëpërmjet tyre injektohet motivimi i politikës, administratës publikë, shoqërisë civile, etj. Në rast se në nuk e bëjmë një gjë të tillë, shtoi Bushati, ky proces rrezikon të na kthehet në një dialog pa fund ku të shfaqën edhe simptomat e para të lodhjes së publikut. Bushati u shpreh se do të ishte mirë të kërkonim nga BE të vazhdonte të na kushtëzonte, duke u orientuar më shumë nga performanca institucionale se sa nga veprimi ligjvënës. "Nga mbarëvajtja e procesit dhe jo thjesht rezultati, në mënyrë që procesi i demokratizimit në Shqipëri të konsolidohet", argumentoi Bushati. Sipas të cilit fuqia e butë transformuese e BE-së e ka burimin tek rrokja e parimit të kushtëzimit qe përkthehet në devizën "në rast se ju jeni si ne, ju mund të bëheni njëri prej nesh".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›