Media amerikane SHBA verejtje Kines per respektimin e sanksioneve kunder Iranit

Gazeta The Washington Post njoftoi se administrata Obama i ka dhene Kines nje liste me kompani dhe banka te rendesishme qe ajo beson se po e ndihmojne Iranin te permiresoje teknologjine e raketave dhe programet e armeve berthamore. Ky zhvillim pason vendimin e javes se kaluar te nje kompanie nafte te mbeshtetur nga qeveria japoneze per tu terhequr nga nje projekt iranian per fushat e naftes
Sipas gazetes SHBA dyshojne se disa kompani dhe institucione huadhenese kineze po i shkelin sanksionet e OKB-se ndaj Iranit. Nje zyrtar amerikan anonim i tha gazetes se Robert Einhorn keshilltari i posacem i Departamentit te Shtetit per kontrollin dhe mosperhapjen e armeve berthamore ua dorezoi listen zyrtareve kineze gjate nje vizite muajin e kaluar ne Pekin. Ai thote se zbulimi amerikan beson se kompanite dhe bankat kineze jane perfshire ne teknologji te kufizuar ndaj Iranit kryesisht per programin e tij te raketave.
Sipas gazetes nje tjeter zyrtar amerikan anonim tha se kompanite kineze u zbulua se i shisnin Iranit material qe mund te perdoret per ndertimin e centrifugave me te mira te cilat pasurojne edhe uranium nje proces qe mund te perdoret ne ndertimin e armeve berthamore.
Raporti doli pasi zedhenesi i Departamentit te Shtetit P.J. Kroli vleresoi vendimin e Korporates Inpex me qender ne Japoni per tu terhequr nga nje projekt ne nje fushe nafte ne Iran.
Vendimet e kompanise merren ne kuadrin e nje konsensusi te ri dhe te fuqishem jo vetem me perfshirjen e qeverive por edhe te sektorit privat dhe jane bashkuar per ti derguar nje sinjal te fuqishem dhe te perbashket Iranit se duhet ti plotesoje detyrimet nderkombetare dhe te filloje te angazhohet me seriozitet per programin e vet berthamor. Vendimi i Korporates Inpex eshte ne perputhje me masat e Rezolutes se Keshillit te Sigurimit te OKB-se 1929 dhe te sanksioneve te koheve te fundit te qeverise japoneze ndaj Iranit te cilat sic thane muajin e kaluar edhe Sekretarja e Shtetit Clinton dhe Sekretari i Thesarit Gajtner shenojne nje hap te rendesishem perpara ne perpjekjet e komunitetit nderkombetar per te mos lejuar perhapjen e armeve dhe per ta ndaluar Iranin te prodhoje arme berthamore.
SHBA bene te njohur me 30 shtator se 4 kompani evropiane ENI State Oil Shell dhe Total ishin terhequr nga Irani. Zoti Crowley tha se ky eshte nje tregues se sanksionet jane duke patur nje ndikim te madh tek Irani. Ai tha se administrata Obama vazhdon te ndjeke te ashtuquajturen strategji te dyfishte te angazhimit dhe presionit per zgjidhjen e shqetesimeve globale lidhur me programin berthamor te Iranit.
Robert Dujarric Drejtor ne Institutin e Studimeve Aziatike ne Universitetin Temple te Tokios thote se vendimi i Kompanise Inpex nuk e cudit aspak.
Qeveria japoneze e kuptoi se nuk kishte zgjedhje tjeter por ti pergjigjej nje kerkese te SHBA kur eshte fjala per Iranin.
Dujarric e sheh kete si nje leshim te madh nga Japonia duke patur parasysh mbeshtetjen e saj te madhe tek burimet e huaja te naftes per konsum te brendshem. Ai thote po ashtu se Kompania Inpex nuk ka patur te beje fare me programet berthamore dhe teknologjine e raketave te Iranit.