Bisedime mes Koreve, asnjë rezultat i dukshëm

Ministri koreanojugor i mbrojtjes Uon Ta Jae konfirmoi se bisedimet u zhvilluan në brendësi të zonës së demilitarizuar që ndan dy Koretë.
Bisedimet ishin të rëndësishme sepse ulën në tryezë presidentin konservator Li Miung të Koresë së Jugut.
Para 8 muajsh kur erdhi në pushtet ai zemëroi Penianin me deklaratat se do të mbante qëndrim të ashpër ndaj fqinjit komunist.
Për këtë udhëheqja e Koresë së Veriut i vuri atij nofkën "psikopat pro amerikan". Ndaj edhe kërkesa e tij për bisedime këtë javë i ka habitur shumë vëzhguesit, megjithëse nuk është e qartë ende se çfarë u diskutua.
Takimi përkon me vizitën në Penian të Ndihmës/sekretarit amerikan të Shtetit, Kristofer Hill, i cili ndodhet atje për të gjetur një rrugëdalje nga bllokimi i negociatave për programin bërthamor.