Media grate politika

Mediat kryesore ne vend kryesisht ato te shtypura kane publikuar ditet e fundit disa lista paraprake te kandidateve qe partite kryesore do te propozojne per drejtues te bashkive dhe komunave per 4 vitet e ardhshme.
Nuk jane zyrtare megjithate edhe me kete baze informacioni te pakonfirmuar plotesisht mund te vihen re dy gjera e para partite e kane braktisur praktiken e konkurimit te platformave te kandidateve para anetaresise nje praktike qe u lancua me buje ca vite me pare me emra te jashtem si konventa dhe e dyta mungojne emrat e grave ne listat e publikuara. Ka qarqe te tera qe jo vetem nuk i afrohen 30 por as 1
Keto jane dy ceshtje qe media mund ti analizoje me ne thellesi per te dale nga raportimi ai tha ky tha dhe per te realizuar misionin e saj si zedhenese e interesit qytetar.
Respektimi i kuotes 30 eshte psh nje rast shume i mire qe media mund ta trajtoje ne menyre te posacme duke qene se keto jane zgjedhjet e para ku ligji eshte detyrues per kete pike ndryshe nga zgjedhjet parlamentare. Anashkalimi qe i behet ceshtjes se kuotes ne diskutimin mediatik mban ere diskriminim dhe vetedije te ulet profesionale.
Ndoshta kjo lidhet me nje lloj shperfillje te medias kur vjen puna tek te drejtat e grave pasi duke qene ne shumice kryeredaktore meshkuj nuk eshte e cuditshme qe ti quajne keto pune grash duke harruar qe grate perbejne 50 te popullsise shumica e gazetareve jane femra dhe te drejtat e grave jane te drejtat e njeriut.
Fjalori i gazetareve kur flasin per grate e tradhton kete prirje pasi jo me shume se dy jave me pare nje gazetar perdori shprehjen nje tufe grash ne Parlament per tiu referuar anetareve femra te Kuvendit ndersa me rastin e 8 Marsit ndeshem ne shtyp edhe togfjaleshe te tipit lukuni grash.
Grate jane interesante per gazetaret vetem kur jane viktima kur keqtrajtohen nga i dashuri ose bashkeshortindersa kur ngrene zerin per te drejtat e tyre keto jane pune OJF-sh. Me sa duket media harron se eshte pjese e shoqerise civile ashtu si OJF-te.
Nuk ka si shpjegohet ndryshe qe ne nje takim te NDI-t per zbatimin e kuotes mediat kryesore raportuan vetem deklaraten e Kryetares se Kuvendit per kundershtarin politik dhe nuk e permenden fare qellimin e takimit.
Nuk ka si shpjegohet ndryshe qe merren ne interviste 30 minuteshe kryetaret e partive ne rrethe per hartimin e listave dhe nuk behet nje pyetje per zbatimin e kuotes. Keto jane raste flagrante te keqperdorimit te pushtetit qe te jep media dhe nuk i bejne nder askujt.
Nga ana tjeter mosfigurimi i grave ne listat paraprake te kandidateve eshte nje shembull shume i keq qe partite politike ne Shqiperi japin per qytetaret e tyre ne respektimin e shtetit ligjor. Kuota eshte ligj dhe zbatimi i ligjeve ne nje shtet ligjor eshte i detyrueshem. Te miratosh nje ligj sa per sy e faqe e te mos e zbatosh ate kjo eshte shume e rende. shte njesoj sikur ti japesh kurajo atyre qe e thyjene ligjin perdite duke kryer korrupsion duke mos u ndeshkuar.
Ka edhe 10 dite qe politika te reflektoje dhe tu ktheje borxhin grave ndersa media ka gjithe fushaten perpara dhe me tej per ta bere kete.