Nje festim pa gezim

Mes morise se kamerave me regji qendrore mes therritjeve e britmave te ndezura nen nje skenografi vezulluese stoli e gjeste te bujshme Meta dhe LSI festuan shpalljen e fushates ne kryeqytet. Por nje gje therriste me fort se gjithcka tjeter ishte nje festim pa gezim. nuk tha z.Meta ne festen e tij te sforcuar nga Pallati i Koncerteve. -Te marrim Tironen tone - ishte laitmotivi i mbremjes -Tirona eshte e jona
Po kujt kerkon tia jape Tiranen z. Meta Ne ate skene mungonte elementi thelbesor kandidati per Tiranen. Nje fushate pa kandidat mund te kete aq sa mund te kete nje dasme pa nuse. Kam pershtypjen se z.Meta do te donte me gjithe zemer ti fshihej ketij momenti.
Sot me shume se kurre ai ndihet i vetem perpara te vertetes se hidhur te zgjedhjes qe beri ne 4 korrik 2009. Kjo eshte fushata e pare qysh prej atij vendimi dhe Meta e ndjen se ne syte e publikut ky eshte momenti i perballjes. Moment qe zbulon adulterin e tij aventuror me partine kryesore te kampit kundershtar e qe e largoi dramatikisht dhe me sa duket perfundimisht nga lidhja e tij natyrore me partine qendrore te spektrit te majte Partine Socialiste.
Dhe kjo nuk eshte e lehte. Kjo ta vret gjumin e ta merr qetesine.
Jo me larg se 4 vjet me pare LSI doli ne zgjedhjet lokale duke mbeshtetur fort Edi Ramen ne Tirane. Sot u kerkon te njejteve qytetare tiranas te votojne per tia marre Edi Rames Tiranen apo sic e tha tiranit tiranen
Sipas kesaj logjike kesaj partie i takon qe pas kater vjetesh te tjera te kerkoje prej tyre tia marre Tiranen mbrapsht atij per te cilin do tua kerkoje ta votojne kesaj here. E tille e larte dhe e hidhur eshte kostoja e kompromiseve te bazuara ne interesa te perkohshme e te ngushta. Kompromise te tilla ne dukje fitimprurese te lene te zbuluar e te pa mbeshtetur ne periudha fushatash.
Prandaj z.Meta nuk gezon dot prandaj eshte i paqete sot me shume se cdohere tjeter prandaj sforcohet ne nje feste te inskenuar ku mungon dukshem shtylla e gezimit ajo qe perben frutin e kesaj pranvere elektorale kandidatin kryesor te kesaj fushate ate te kryeqytetit. Prandaj Ilir Meta nxitoi te shpalle fushaten ne Tirane pa nje kandidat me shpejtesi e nxitim ne emer te nje aleance pa nje fytyre e identitet.
Z.Meta e di mire qe fushatat fitohen me fryme se askush nuk mundet ta bleje teresisht voten popullore se para verdiktit popullor cdo aleance fluide zhvleresohet e zvetenohet se njerezit te votojne kur te besojne te votojne kur shohin se ti mendon mbi te gjitha per ta kur ke nje program nje ekip dhe nje kandidat te qendrueshem e me identitet te qarte politik.
Ai e di fare mire se vota popullore varet mbi te gjitha nga besimi ne vazhdimesine tende ne faktin qe ti nuk i le ne balte e nuk u kthen kurrizin per te rendur pas interesave te tua ne faktin qe ti mandat pas mandati je koherent e konsistent ne politikat e strategjite e tua.
Po cka per tu thene tiranasve ai qe kater vjet me pare u ofroi Edi Ramen si kandidatin me te mire te mundshem per ti qeverisur e tani u thote se pikerisht ky duhet hequr Ke mund te frymezoje Cilin zjarr mund te ndeze
Z.Meta nuk gezon dot sepse ka mbi vete hezitimet merine e zemerthyerjen e njezet mije votave te te majteve ne Tirane dhe ai e di mire qe sallen e Pallatit te Koncerteve mund ta ndeze artificialisht sa per kamerat televizive por ai nuk ndez dot me zjarrin ne zemrat e elektoratit ate zjarr qe te jep fitoren.
Ilir Meta eshte i pasigurte dhe andaj i paqete per zgjedhjen e tij te derimesotshme me shume akoma eshte i paqete per ate cfare e pret - duke ditur se Sali Berisha eshte i paparashikueshem e se Lulzim Basha nuk eshte kandidati ideal per te gezuar voten popullore te elektoratit te majte te LSI-se.
Duke ditur se ky koalicion nuk ka ne bazen e tij asgje solide por eshte nje perzierje si nje miqesi e shtirur si nje vellazeri e tipit shqiptaro-kinez apo vietnamez qe me mosmarreveshjen me te pare te liderve prishet krejt e gjaku i vellazerimit behet uje ai i druhet se nesermes. ka per tu thene mbeshtetesve te tij me pas Kredoja e tij politike rrezikon te zbardhellohet deri ne dalje boje.
Ne terma afatgjate ai e di mire se aleati i tij natyror eshte Partia Socialiste dhe populli i majte te cilin sot ai nuk guxon ta shohe ne sy. Prandaj dasma e tij parmbreme ne Pallatin e Koncerteve ishte pa nuse. Ate e shqeteson e kaluara e sotshmja por dhe me shume nga te gjitha e ardhmja. do te ndodhe me pas me te ne politike Kjo pyetje e trazon dite edhe nate. Prandaj z.Meta nuk gezon dot.