E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykanovic: Njoha e Kosovës,do ndjekim Brukselin

 

PODGORICE- Parlamenti malazez miratoi një rezolutën për përshpejtimin e integrimeve evropiane të Malit të Zi në strukturat europiane dhe euroatlantike, e cila është propozuar nga koalicioni qeverisës që do të jetë edhe bazë për përcaktimin e këtij vendi fqinj ndaj pavarësisë së Kosovës. Për miratimin e Rezolutës votuan 45 deputetë të partive të koalicionit prej të cilave edhe deputët shqiptarë dhe boshnjak, ndërsa 21 votuan kundër.
Në Rezolutë thuhet se Mali i Zi është i gatshëm të konfirmojë realitetin politik të cilin anëtarët e Bashkimit Europian dhe NATO-s e vlerësojnë si të rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe ndjekë politikën e cila është në kursin e përcaktimeve të saj evropiane dhe euroatlantike.
"Kjo (rezoluta) do të jetë bazë për përcaktimin e Malit të Zi ndaj çështjes së Kosovës", thuhet në dokumentin e miratuar.
Lidhur me Kosovën, kryeministri malazez, Millo Gjukanovic theksoi se Mali i Zi do të ndjekë politikën realiste dhe atë që e ndjek edhe Brukseli. Sipas tij, njohja nga Podgorica do të vijë shumë shpejt. Sipas tij, nuk ka nevojë të pritet mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse Kosova është çështje politike dhe jo juridike.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›