E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media italiane dhe gjermane për Ervin Skelën

Mediat elektronike të huaja, shtypi dhe ato të internetit i kanë kushtuar shumë vemëndje transferimit të futbollistit shqiptar Ervin Skela te ekipi italian i Serisë A, Askoli.

ITALI/ Raisport.it
--------------------------------
Trekuartisti italo-shqiptar nënshkroi një kontratë një vjecare me opsion edhe për një vit të dytë". 29-vjecari Skela sezonin e kaluar u aktivizua në kampionatin gjerman me Kaiserslauternin dhe do të bashkohet me shokët e rinj të skuadrës në datën 7 shtator, pas përfundimit të ndeshjeve ndërkombëtare të Shqipërisë me Bjellorusinë dhe Rumaninë.

ITALI/ Sportal.it: Skela te Askoli
-----------------------------------
"Operacion i sukseshëm në merkato për Askolin që lajmëroi zyrtarisht blerjen e Ervin Skelën, i cili firmosi një kontratë që e lidh me shoqërinë e Vitorio Emanueler për një vit me opsion edhe për vitin e ardhshëm. Trekuartisti i fortë italo-shqiptar, zhilloi një sezon të plotë 2005-2006 në radhët e Kaiserslauern"

ITALI/ Gazzetta.it: Skela, lojtar i Askolit
-------------------------
ASKOLI- Ervin Skela është një lojtar i Askolit. Trekuartisti italo-shqiptar nënshkroi një kontratë një vjecare me opsion edhe për një vit të dytë. Skela sezonin e kaluar u aktivizua në kampionatin gjerman me Kaiserslauternin. 29-vjecari do të bashkohet me shokët e rinj të skuadrës në datën 7 shtator, pas përfundimit të ndeshjeve ndërkombëtare me Kombëtaren e tij.

GJERMANI/ Sport1.de: Ish-Djalli shkon në Itali
----------------------------------------------
Ish-futbollisti profesionist i Bundesligës, Ervin Skela do të përdorë këpucët tij të futbollit gjatë sezonit të ardhshëm për klubin italian të Serisë A, Askoli. Lojtari i Kombëtares shqiptare, që deri në fund të sezonit të kaluar luante për Kaiserslauternin, nënshkroi një kontratë një vjecare me opsion edhe për një sezon tjetër. Në Itali, Skela dotë takojë edhe një ish-koleg te Kaiserslauternin, Kamil Kosovkskin. Lojtari i përfaqësueses polake do të luajë për Kievo Veronën.
Pergatiti: Aurel Vrenozi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›