Te Marseja mbërrin Mbami, “armiku” i Lorik Canës

Olimpiku i Marsejës në kampionatin francez ka bërë të vetin mesfushorin Modest Mbami, që ka mbërritur te Marseja nga radhët e armiqve të tyre ë përhershëm Paris Sën Zhermeni.
Por ajo që e bën më intriguesë këtë transferim është fakti se Mbami është një rival i vjetër i shqiptarit Lorik Cana, kur që të luanin në fanelën e PSG, dhe të dy futbollistët nuk kanë kalaur aspak mirë me njëri-tjetrin, madje një nga arsyet e largimit të Canës nga skuadra e kryeqytetit francez ishin marrëdhëniet e vështira me provokatorin Mbami.
Interesant është edhe një fakt tjetër, ndeshja e parë e rradhës për Olimpikun e Marsejës është ajo kundër Paris Sën Zhermenit, që do të luhet më 10 shtator.