E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave edhe merite e stabilitetit qe ofroi koalicioni PD-LSI

10-11-2010 / Redaksionale

Heqja e regjimit te vizave per shqiptaret ishte njera nga arritjet me te rendesishme te mazhorances por edhe produkt i nje bashkepunimi dhe i nje klime politike te veshtire pas zgjedhjeve te 2009-s. Klima e veshtire politike dhe lobingu antishqiptar qe udhehoqi prej me shume se 16 muajsh opozita e terbuar dhe joinstitucionale e Edi Rames rrezikoi shume ritmin e reformave qe shkruheshin ne udherrefyesin per liberalizimin e vizave. Megjithate ilaci i kesaj situate te pazakonte politike u verifikua si efektiv nga koalicioni i gjere politik i PD-se me LSI-ne nje koalicion qe kishte si udherrefyes procesin e integrimit dhe qe u perball ne vete te pare me destabilitetin qe vinte nga opozita apatride. Dikasteri i Ministrise se Jashtme u drejtua nga LSI bile nga kryetari i saj gjate ketij viti vendimtar dhe ishte pikerisht protagonizmi i detyruar i kesaj ministrie qe i dha LSI-se rolin e ortakes ne nje beteje me shume se njevjecare te mazhorances per te reflektuar stabilitet e vullnet per reforma perkunder lobingjeve per te cilat ka dhjetera prova e deshmi te Edvin Rames per ta klasifikuar Shqiperine si nje vend me klase politike jolegjitime dhe te paqeverisshme. Te gjitha matricat i perdori Edvini qe nga klasa politike e kapur prej korrupsionit e deri tek arsyet gjeopolitike te Shqiperise si nje vend qe besimet fetare e shnderrokan jokompatibel me Europen me te cilat dikasteri i Ministrise se Jashtme asaj te Brendshme te Drejtesise e padyshim edhe kryeministria u perballen perdite me domosdoshmerine e paraqitjes se deshmive se Shqiperia ishte nje vend stabil e se institucionet funksiononin dhe e perballonin trysnine qe vinte nga qarqet apatride. Per keto prova afermendsh ishte nje leter shume e forte fakti i paraqitjes se nje koalicioni te gjere politik nje koalicioni mes forcash te djathta e te majta qe perfaqesonin me se miri vullnetin thuajse plebishitar te shqiptareve per levizjen e lire e per anetaresimin ne BE. Ministrat Meta e Basha e padyshim kryeministri Berisha punuan fort prej me shume se nje viti per te perfaqesuar ate besueshmeri te institucioneve qe vendeve te BE u duhej si garanci dhe vendimi i 8 nentorit vjen padyshim edhe si merite e koalicionit PD-LSI nje koalicioni te gjere politik qe ishte ilaci me i mire per te neutralizuar lobingun antishqiptar te opozites se Edvin Kristaq Rames.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›