E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngerci politik = Edvin Rama Bllokimi ne drejtesi = Bamir Topi

10-11-2010 / Gazeta 55

Leximi i drejtperdrejte i Brukselit Ja defektet e Shqiperise

Komisioneri per Zgjerimin i BE-se Stefan Fule deklaroi dje ne Bruksel se prioritetet qe e penalizuan Shqiperine nga shtyrja e marrjes se statusit si vend kandidat per vitin e ardhshem jane ngerci politik dhe mosfunksionimi dhe mosreformimi ne nivelin e pritshem te sistemit te drejtesise ne Shqiperi.
Te vena keto prioritetet te pa permbushura perballe personave pergjegjes nuk mund te mos mendohet dhe konstatohet se lideri i opozites Edi Rama dhe kreu i shtetit Bamir Topi jane dy persona qe mbajne peng mosmarrjen e statusit si vend kandidat nga ana e Shqiperise. Ndersa i pari eshte promotori i ngercit politik te sajuar nen pretekstin e hapjes se kutive prej me se nje viti i dyti nga pozitat e kreut me te larte te institucionit te drejtesise ende nuk ka bere as me te voglin veprim per mundesine e nje reforme ne drejtesi reforme qe do te na bente te na shtoheshin kreditet perballe vleresimeve nderkombetare ne prag te marrjes se nje vendimi per ta klasifikuar Shqiperine si vend kandidat per ne BE.

Prioritetet qe mban peng Edi Rama
Ne argumentimin e shtyrjes se marrjes se vendimit per Shqiperine si vend kandidat i BE-se Komisioni Europian sqaronte dje se nder prioritete qe duhet te permbushen jane ato qe lidhen si me funksionimin normal te Parlamentit ashtu edhe me reformen ne sistemin e Drejtesise. Duke u ndalur te nevoja e funksionimit normal te Parlamentit Komisioni Europian rendiste si prioritete Sigurimin e funksionimit te duhur te Parlamentit ne baze te nje dialogu konstruktive dhe te qendrueshme politik mes te gjitha partive politike.
Duke qendruar ne fushen e Parlamentit prioritete e te ciles kesaj fushe mbahen peng nga Edi Rama Komisioni Europian rendiste si tjeter argument Miratimin e nje sere ligjesh qe presin prej kohesh por qe kerkojne nje shumice te perforcuar ne Parlament.
Mosfunksionimin normal te Parlamentit shqiptar Komisioni Europian e shihte si prioritet te munguara edhe ne rastin e Mosemerimi te Avokatit te Popullit emerimi i te cilit ka nevoje per nje seance te rregullt te procesit te votimit ne Parlament
per emerime gjyqesore kushtetuese dhe te larte.
Per Komisionin Europian mosfunksionimi normal i Parlamentit shqiptar shihet edhe ne raste te tjera sikurse eshte mosangazhimi i opozites per reformen zgjedhore. Duke i vleresuar zgjedhjet e fundit ne perputhje me standardet europiane dhe nderkombetare Komisioni Europian permendte si nje tjeter prioritet Mosndryshimin e kornizes legjislative per zgjedhjet ne perputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Reforma ne administraten Publike duke perfshire edhe amendamentet e ligjit te sherbimit civil si edhe forcimi i Departamentit te Administrates Publike me qellim rritjen e profesionalizmit dhe depolitizimit te administrates publike dhe te
forcimin e nje qasje transparente bazuar ne merita per emerime dhe promovime prioritete te parealizuar per shkak te mungeses se vullnetit te opozites evidentoheshin dje nga Komisioni Europian si te tjera detyra shtepie qe duhet te plotesoheshin.

Prioritetet qe mban peng Bamir Topi
Ne haracin qe Shqiperia duhet te paguaje te pakten edhe per nje vit deri ne marrjen e statusit si vend kandidat per ne BE kontributin e tij ka edhe Presidenti Bamir Topi.
Ne krye te Keshillit te Larte te Drejtesise po per me teper me cilesine e kreut te shtetit ai asnjehere nuk ka ndermarre as iniciativen me te vogel per venien e reformes se drejtesise ne brazdat qe e kerkojne nderkombetaret.
Ky handikap sigurisht nuk kishte se si te mos evidentohej dje nga ana e Komisionit Europian. Forcimi i sundimit te ligjit permes miratimit dhe zbatimit te nje strategjie te reformes per
gjyqesorin duke siguruar pavaresine efikasitetin dhe pergjegjshmerine e institucioneve gjyqesore ishte nje prioritet i evidentuar si i pa permbushur nga Komisioni Europian prioritet i cili sigurisht nuk mund te shuhet i shkeputur nga kontributi i munguar i Presidentit Bamir Topi.
Per komisionin Europian e gjithe kjo mungese efektiviteti per nje reforme te mundshme ne drejtesi evidentonte ne formen e prioriteteve te tjera sigurisht edhe ne formen e detyrave te shtepise e nenkuptuar per Presidentin ne permbushjen e efektivitetit Te zbatimit te strategjise anti-korrupsion vecanerisht ne heqjen e pengesave te hetimit ne menyre te vecante ndaj gjyqtareve apo edhe ministrave dhe anetareve te parlamentit.
Ne kuadrin e kesaj reforme te munguar ne drejtesi Komisioni Europian evidentonte gjithashtu bashke edhe me nevojen per nje trajtim me prioritet nga ana e Shqiperise edhe e Forcimit te luftes kunder krimit te organizuar pergatitja miratimi dhe zbatimi i nje strategjie kombetare dhe plan veprimi mbi te drejtat pronesore marrjen e masave konkrete per te forcuar mbrojtjen e te drejtave te njeriut sidomos per grate apo edhe marrja e masave shtese per te permiresuar trajtimin e te ndaluarve ne stacionet e policise para gjyqit te paraburgosurve apo edhe te te burgosurve prioritet keto qe nuk mund te shihen te shkeputura nga nevoja per nje reforme te munguar ne sistemin e drejtesise.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›