E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media ndërkombëtare: Situata kaotike

“Rama provokoi grusht shteti”. Kjo ka qënë deklarata e deputetes së PD Mesila Doda, lëshur vetëm pak minuta më parë. Sipas të dhënave për “Ora News”, mësohet se kryetari i PS ndodhet në ambientet e Kullave Binjake, ndërsa pranë Piramidës, turma lëshon thirrje “ Policia është me ne”.
 

E ndërsa shpërthimet e lëndëve plasëse të hedhura nga protestuesit nuk mungojnë, turma e dehur nuk ndalet, por mësyn drejt Kryeministrisë.

Tashmë mediat ndërkombëtare reagojnë në lidhje me këtë situatë kaotike. Gazeta “La Repubblica” ka shkruar në faqen e saj: “Ka përplasje në sheshin e Tiranës, mes protestuesve dhe policisë”.
 

“Tensione në Tiranë ku ka nisur protesta e organizuar nga PS për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha, liderit të PD i cili akuzohet për korrupsion dhe që PS e cila kërkon zgjedhje të parakohshme. Një grup manifestuesish janë përplasur me policinë përpara selisë së kryeminstrisë. Kundër policëve janë hedhur gurë dhe objekte të tjera. Policia ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën përpara selisë së kryeministrisë. Situata praqitet e tensionuar”, vijon me tej analiza e bërë në gazetë.

Digjet  nje prej palmave te vendosura përballë godines. Veprime të pakontrolluara shfaqen në çdo çast, ndërsa nga ana tjetër e Piramidës, mjaftë të rinj janë ngjitur, duke hedhur gurë në drejtim të policisë.

Situata tashmë po paraqietet e normalizuar, pas fazës së parë të dhunës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›