Media rivale i zbulon identitetin gazetares striptiste
Share
Një gazetë konservatore në Houston, SHBA, është në qendër të një skandali pasi është zbuluar se nj nga reporteret e saj punon natën si striptiste.
Sarah Tressler, 29 vjeç, nisi të shkruante për Houston Chronicle në prill të vitit të shkuar.
Por një gazetë rivale publikoi historinë e saj. Houston Press shkroi se Tressler punonte si striptiste natën dhe kishte pseudonimin Striptistja e zemëruar.
Burimet thonë se stafi i gazetës ku ajo punonte është i zemëruar, por ende nuk ka asnjë reagim as nga Tressler dhe as nga gazeta.


