E Diel, 1 Nëntor 2026

Oktomamaja, gruaja që vazhdon të çudisë botën (FOTO)

Share

Nadya Suleman, amerikania që u bë e njohur kur lindi tetënjakë në vitin 2009, është pagëzuar edhe si oktomamaja. Por Suleman vazhdon të befasojë, kur është zhveshur për revistën Closer për të treguar trupin e saj në formë edhe pse ka realizuar një lindje tepër të vështirë. Sa për dijeni, është e dyta femër që sjell të tetë fëmijët e gjallë në jetë në SHBA. Vetëm me një palë mbathje ajo ka treguar se si ka humbur 63 kilogram që kur ishte shtatzënë me tetënjakët. Në total ajo ka 14 fëmijë. Dhe befasues është fakti se të gjithë fëmijët kanë lindur nga fertilizimi in vitro. Ajo i shokoi të gjithë kur kërkoi që të implantoheshin në trupin e saj tetë embrione. Autoritetet nisën një hetim dhe të gjithë prisnin se çdo të ndodhte. Por Suleman ia doli dhe i lindi shëndoshë e mirë fëmijët.

Në intervistë ajo thotë se ka shumë meshkuj që interesohen për të dalë me të, por ajo i refuzon pasi thotë se derisa tetënjakët të bëhen 18 vjeç, do jetojë vetëm për ta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›