Me këto dema vërtet nuk bëhet shaka (FOTO)
Share
Këto janë momentet befasuese kur disa toreadorë përballen me demat e tyre në një prej garave më të çmendura në botë. Ajo zhvillohet në Nju Meksiko dhe marrin pjesë emrat më të njohur në botë në këtë fushë. Në një moment mund të shihet se si Emilio Resende, braziliani 24 vjeçar, rrezikon seriozisht jetën pasi këpuca i ka ngecur tek litarët e demit. Në një rast tjetër, toreadori Douglas Duncan vjen ballë për ballë me demin, por arrin të shpëtojë për fat të mirë. Të paktën dy toreadorë janë plagosur në këtë garë.




