E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mediagol”: Ujkani, me të ardhme të madhe



Portieri shqiptar i Palermos, Samir Ujkani e bëri “sefte” kundër kuqezinjve, pavarësisht me një humbje 3-0 kundër Kakasë, Bekamit, Inzagit e të tjerëve në “San Siro”, ndërkohë që gardiani i talentuar shqiptar shpëtoi portën e Palermos në të paktën në dy raste. Mediat sportive e vlerësuan lojën e portierit të Kombëtares shqiptare hyri si zëvendësues në minutën e 64-t në vend të Amelias (së dëmtuar) dhe kur Milani i kishte shënuar tri golat e tij (Kaka 2, me penallti e Inzagi). Siti italian Mediagol.it, i afërt me Palermon, e vlerësoi me notën e mirë, 6, paraqitjen e Ujkanit, duke shkruar: “Votim respekti: nuk është e lehtë për një lojtar të vitlindjes ’88 (21 vjeç) të bëjë debutimin e tij në Serinë A në në “San Siro”, në një ndeshje që dukej tashmë e mbyllur dhe në të cilën Milani vazhdoi të projektohej përpara, duke kërkuar të rriste golaverazhin. Nuk i solli asnjë dëm ekipit në disa raste ishte i pasigurt dhe pak i nxituar në disa raste. Megjithatë, duhet llogaritur, se debutimi i tij erdhi në një prej stadiumeve më prestigjioze të Europës. Paraqitje e mjaftueshme e me të ardhme”. Palermo ndodhet në vendin e tetë në Serinë A me 49 pikë, po aq sa Kaljari.

Skela, “2”-sh kundër “ujqërve”

Ervin Skela shënoi një gol “mbijetese” në minutën e 86-të, duke dyfishuar shifrat e fitores së bujshme 2-0 të Energi Kotbusit kundër kryesuesve të Bundesligës 1, Volfsburgut, duke rihapur kështu luftën për titull në Gjermani, teksa është vlerësuar si lojtari i dytë më i mirë i ekipit të tij, pas portierit të Kobtusit, Gerhard Tremel, i cilësuar edhe si më i mirë i ndeshjesh me notën “1”. Skela u vlerësua me notën “2” sipas revistës prestigjioze “Kicker”, çka përkthehet “shumë mirë”.
Fantazisti i Kombëtares ishte në një ditë të shkëlqyer (gjuajti rrezikshëm në të 18’ e 34’), por edhe shërbeu në ndërtimin e aksioneve sulmuese të Kotbusit kundër “ujqërve” të Bundesligës.
Pas shënimit të golit, në minutën e 88-të, Skela u zëvendësua nga trajneri Bojan Prasnikar nën duartrokitjet frenetike të rreth 16 mijë shikuesve të pranishëm në “Stadiumin e Miqësisë”. Për Ervin Skelën ky ishte goli i tij i dytë sezonal me Kotbusin (plus 5 asistë), ndërkohë që në total numri i golave të tij në Bundesligë arriti në 21 për 32-vjeçarin. Me këtë fitore, Energi doli nga zona e “tre të vdekurve klinikë”, pasi tani ndodhet në vendin e 15-të, me 26 pikë, duke lënë pas Arminian e Bieleldit (25 pikë), Borusian e Menshlengladbahut (24) dhe Karlsruhes (22).

28 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›