E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani vjen me yje ne Tirane, kombetares i duhet trajneri

Milani do te vije me ekipin me te mire ne Shqiperi, per miqesoren e 12 majit, ndaj kombetares shqiptare. Nje prej ekipeve me te mira te botes, do te ndeshet ne nje miqesore me kombetaren tone, e cila do te perbehet nga lojtaret me te mire te kampionatit shqiptar, por do te kete ne perberje edhe disa prej futbollisteve qe nuk jane te impenjuar me ekipet e tyre. Organizatori i miqesores, mes Milanit dhe kombetares B, Rezart Taci konfirmoi se Milani do te kete ne perberje lojtare me te mire. "Milani do te jete me lojtaret me te mire, - theksoi Taci- kete here menduam qe ndeshja e dyte e Milanit ne kryeqytetin shqiptar, te luhet ndaj kombetares shqiptare. Ekipi kombetar i Shqiperise eshte bashkimi i te gjithe shqiptareve, brenda dhe jashte vendit dhe per kete arsye mendojme qe interesimi te jete shume i larte, sikurse ndodhi edhe ne takimin e pak muajve me pare". Per sa i perket lojtareve shqiptare qe te do te perzgjidhen, nese ata do te jene nga kampionati shqiptar, apo edhe lojtare te ekipit kombetar, nga kontingjenti i titullareve, Taci theksoi se kjo nuk eshte kompetence e tij, por e FSHF-se dhe e trajnerit. "Do te jete nje miqesore mes Milanit dhe kombetares dhe ne kemi marre persiper organizimin. FSHF vendos per futbollistet e kombetares, se cilet do te thirren per te luajtur me 12 maj, kunder Milanit." Sakaq, trajneri i ri i kombetares shqiptare pritet te emerohet deri me 12 maj dhe do te jete ai qe do te drejtoje kuqezinjte. FSHF ende nuk ka dale zyrtarisht per te konfirmuar se cilet do te jene lojtaret qe do te jene ne fushe, ndaj 7 here fituesve te Liges se Kampioneve. Trajneri pasi te konfirmohet do te shpalle listen e emrave te lojtareve. Nje pjese e futbollisteve te kombetares se pare, qe nuk luajne ne ekipet e tyre evropiane kane shprehur deshiren qe te jene ne kete miqesore, per te luajtur ndaj nje prej ekipeve me te mira te planetit. Keshtu, para ndeshjes zyrtare te eliminatoreve te Kupes se Botes, ndaj Portugalise, trajneri i ri i kuqezinjve do te kete mundesine me te mire per te pare gjendjen e te gjithe lojtareve, para se te formoje ekipin kombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›