E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nese Barca fiton Ligen e Kampioneve, shpjegimi pritet nga shkenca

Barcelona e Guardioles ne gjurmet e Mishels, Krujfi ndermjetes i spektaklit

Klubi ka qene frymezimi i tij, si kur ishte femije edhe kur ishte lojtar. Tani ai eshte rikthyer per te frymezuar klubin e Barcelones, si nje lider i futbollit modern.

Nese Guardiola, do te ngreje trofeun e Liges se Kampioneve kete vit, ai do te shenoje nje sukses te cilin e ka ideuar i teri vete, dhe do te jete i pari qe pas epokes se Rinus Mishels, ne vitin 1971. Guardiola lindi ne ate qytet dhe u shkollua bashke me topin, afer stadiumit "Nou Camp". Ai u rrit si nje kapiten i madh dhe beri pjese ne ekipin e njohur boterisht, "Dream Team". Mishels lindi ne Amsterdam, luajti nje karriere te tere me Ajaksin dhe me vone udhehoqi kete ekip, i nje sere mrekullive, qe nuk ishin pare deri atehere, kur fitoi ne vitin 1971, ndaj Panathinaikosit, per here te pare nje finale te Kupes se Kampioneve. Mishels ndertoi filozofine e njohur me termin e "Futbollit Total". Johan Krujf ishte trajner, mes dy epokave, asaj te Rinus Mishelsit, prej te cilit mesoi shume si nje lojtar i tij dhe Pep Guardioles, te cilin e pati nxenes dhe i trashegoi mesimet. Krujfi bashkoi ne menyre perfekte dy gjenerata, futbolli i te cileve ka nje te perbashket: sukses dhe spaktakel. Leksionet e Mishelsit u transmetuan nepermjet Krujfit, tek Guardiola dhe ky i fundit po i nxjerr ne pah, me nje lehtesi te admirueshme, si mjeshter i rralle. Sot elita e futbollit kerkon vazhdimisht nivele dhe cilesi dhe Guardiola eshte njeriu qe ka ditur te rrise ate ne nje menyre, te jashtezakonshme. Jane importuar ide dhe talente nga e gjithe bota. I pyetur pse Krujfi nuk jep urdhra asnjehere per lojtaret e Barcelones, eshte pergjigjur: "Une nuk urdheroj lojtaret, sepse Guardiola eshte me prane tyre dhe ai mund ta bej me mire nje gje te tille". Tani katalanasit e kane kuptuar se cfare kishte ndermend te thoshte Krujfi. Gus Hidink, trajneri i Celsit qe do te perballet em katalanasit, per nje vend ne finale fitoi Kupen e Evropes me PSV Eindhoven, kur Guardiolata luajti ndeshjen e tij te pare me Barcelonen. Sot Barcelona po paraqitet ne fushe me nje impakt te jashtezakonshem. "Gjeja me e bukur ne bote," - thote Arigo Saki, nje fitues i kompeticioneve "Champions', "kur sheh si luan Barcelona, sepse suksesi i tyre e ka burimin ne ate klub." Gus Hidink thote se edhe filozofia e tij eshte e trasheguar nga Johan Krujfi. - "Te gjithe ne perpiqemi te mesojne nga Krujfi, - thote ai - edhe Celsi ka shansin t'i tregoje botes se do te ece ne baze te asaj filozofie." Por Guardiola ka nje enderr me shume. "Jam nje person i thjeshte. Jam i lumtur kur topi eshte ne zoterimin tone dhe deshperohem shume, kur e humbasim ate. Menyra jone e te luajturit eshte qe te marshojme para, drejt gjysmes se fushes se kundershtarit. Jam i lumtur, si nje djale qe jeton me endrrat e tij dhe une nuk e di se kur do te perfundoje kjo enderr", - thekson Guardioala.

Disiplina, masa ndaj Bubeqit te Lushnjes dhe Veliut te Flamurtarit

Nuk ka pasur shume pune Disiplina ne FSHF dhe per incidentin ne ndeshjen FLushnja-Flamurtarit, denoi dy futbollistet e perfshire ne sherr:

1. Lojtari i Lushnjes, Dorian Bubeqi dhe lojtari i Flamurtarit, Franc Veliu, per ofendime ndaj njeri-tjetrit, denohen respektivisht: Dorian Bubeqi me 2 ndeshje pezullim dhe 30.000 leke gjobe, si iniciator i konfliktit dhe Franc Veliu me 1 ndeshje pezullim dhe 30.000 leke gjobe.

2. Zyrtari Ades, Alfred Pjetri, per ofendim te arbitrit dhe eshte bere shkak qe te largohet nga bankina, denohet me 2 ndeshje pezullim dhe 30.000 leke gjobe.

3. Drejtuesi i klubit te Dajtit, Albert Bana per ofendim te arbitrit e te asistentit, shkak per te cilin eshte larguar nga bankina, denohet 2 ndeshje pezullim dhe 30.000

leke gjobe.

4. Drejtuesi i Lacit, Pashka Laska, per sjellje antisportive dhe hyrje ne fushen e lojes, pa lejen e arbitrit, denohet me 3 ndeshje pezullim dhe 30.000 leke gjobe.

5. Lojtaret, Taulant Sefgjini i Lacit, dhe Astrit Vogli i Burrelit, per ofendim ndaj njeri-tjetrit, denohen me nga 1 ndeshje pezullim dhe 30.000 leke gjobe secili.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›