E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana fiton betejen e pare me Vllaznine

Aranit Muraci

Tirana-Flamurtari, eshte ciftit finalist i Kupes se Shqiperise. Tirana, pas 120 minutave loje preu nje bilete, ne finalen e Kupes se Shqiperise. Bardhbelute "thyen" Vllaznine, ne "Qemal Stafa" me gol te Sefes, ne minutat shtese. Pasi e eliminoi nga kupa, Tirana do te kerkoje qe te fitoje edhe betejen e titullit. Nje treshe italiane, me gjyqtar kryesor Gava, gjykoi ndeshjen e Peqinit, mes vendasve dhe Flamurtarit, si dhe nje treshe sllovene, me kryesor Ceferin, ishin gjyqtare te ndeshjes, Tirana-Vllaznia. Gjyqtaret italiane e kane perfunduar dy minuta me shpejt ndeshjen ne Peqin, pasi jane kontestuar nga tifozeria vendase. Ndaj tyre jane hedhur edhe objekte te forta. Drejtuesit peqinase, pretenduan ne fund te ndeshjes, se gjyqtaret ishin te blere nga ana e kolegeve te tyre vlonjate. Por eshte dashur koha shtese dhe nuk ka pasur asnje kontestim ne ndeshjen e zhvilluar ne kryeqytet mes Tiranes dhe Vllaznise. Ndeshja mes dy pretendenteve, ne dy fronte, kupe dhe kampionat solli interes te madh te tifozeve. Nje numer i konsiderueshem me tifoze kishin udhetuar nga Shkodra, per te perkrahur ekipin e tyre, Vllaznine, duke i dhene nje atmosfere festive stadiumit "Qemal Stafa". Nga ana tjeter edhe tifozet bardheblu ishin me te shumte ne numer, ne krahasim me ndeshjet e tjera. Pjesa e pare e ndeshjes ishte e pelqyeshme dhe me raste per shenim nga te dy skuadrat. Tirana e nisi me mire lojen dhe mund te kishte shenuar ne pjesen e pare. Bardheblute kishin disa raste te pastra. Vlen te permendet nje goditje e forte e Agollit, por trau i portes e ndali topin. Ne kete pjese loje, edhe Nallbani u vu disa here ne veshtiresi. Ne pjesen e dyte, loja ra disi. Ekipet krijuan me pak raste, por Tirana dominoi lojen dhe u perpoq me teper per te gjetur rrugen e rrjetes. Ne 20 minutat e fundit, bardheblute ishin te pafat para portes se Grimes. Edhe ne kohen shtese, Tirana e kontrolloi lojen dhe gjeti golin ne fund te shteses se pare, me ane te Sefes, qe mori nje pasim nga Abraham, pas rremujes ne zone. Nje kualifikim i merituar per kryeqytetasit e drejtuar me sukses nga trajneri, Agustin Kola.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›