Mediat: Jahjaga dhe Nikolic do takohen në OKB!
PRISHTINË- Presidentja Atifete Jahjaga dhe homologu i saj serb, Tomislav Nikolic do ti shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit në shtator, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Brime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës “Express” se Neë Yorku mbetet opsioni më i mundshëm për ta realizuar këtë takim simbolik të Presidentes së Kosovës me Presidentin e Serbisë, ndërkohë mësohet sepalët janë të gatshme për realizimin e këtij takimi, por kanë disa kushte.
“Janë duke u shqyrtuar disa opsione për një takim ndërmjet dy liderëve. Por, aktualisht më i mundshëm është takimi i tyre në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë një zyrtar i lartë ndërkombëtar, i akredituar në Prishtinë.
“Asambleja e Përgjithshme është mundësi ideale që lajmi mos të ketë pompozitet, si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd”, tha shtuar burimi.
(e.m/BalkanWeb)