Mediat: Liljana Kondakçi,në kërkim ndërkombëtar

Këngëtarja shqiptare Liljana Kondakçi shpallet në kërkim ndërkombëtar. Lajmi bëhet me dije nga gazeta italiane "Gazetta del sud", sipas së cilës këngëtarja kërkohet për trafik të substancave narkotike. Çështja e Kondakçiut ka nisur në maj të vitit 2006-të, ku iu gjet tre kilogramë heroinë në çantë. Këngëtarja deklaroi se çanta ishte dhuratë nga një fans i saj dhe ajo nuk e dinte përmbajtjen. Kondakçi është e përfshirë në rrjetin e drejtuar nga Fisnik Smajlaj dhe njihej me pseudonimin "mamaja". Prokuroria e Castrovillari kërkoi dënim prej dy vjet e tetë muaj burg për këngëtaren dhe pritësin e mallit, Luan Kubazekai. Sipas artikullit të gazetës italiane, këngëtarja mund të fshihet në Gjermani, por nuk hidhet poshtë edhe mundësia që ajo të ndodhet në Shqipëri.