Sondazhi i “Zogby”: PS 37 perqind, PD 30 perqind

Ky eshte rezultati per muajin janar, publikuar nga kompania prestigjoze e sondazheve “Zogby International”, pas anketimit te kryer per 1 mije votues.
19 perqind e te anketuarve jane shprehur se nuk jane ende te sigurte, ndersa 4 perqind kane refuzuar.
Rezultatet treguan se nese shqiptaret do te votonin sot, LSI do te merrte 5 perqind te votave, PDK, 1 perqind, PBDNJ 1 perqind dhe PR 1 perqind te votave.
Ne 1 mije te anketuar, 82 perqind e te pyeturve jane gati per te votuar, ndersa 19 perqind jane shprehur se mund te votojne.
(Shifra e dale nga ky rezultat eshte 101 perqind, por kjo vjen si pasoje e rrumbullakesimit te rezultateve).
Ceshtjet kryesore me te cilat po perballohet Shqiperia, sipas te anketuarve jane 9 dhe tre kryesoret jane Papunesia, Ekonomia dhe Varferia.
Sipas anketimit, Shqiperia per 41 perqind te te anketuarve po shkon ne rrugen e gabuar, 44 ne drejtimin e duhur dhe 15 perqind shprehen te pasigurte.
Te pyetur per performancen e punes se dy lidereve kryesore, Berisha dhe Rama, 1 mije te anketuarit vleresuan punen e kryeministrit me:
65 perqind, si negative
32 perqind, si pozitive
2 perqind, jo i sigurte
Per liderin e opozites, Rama, vleresimi eshte:
52 perqind negative
44 perqind pozitive
5 perqind e pasigurt
Opinioni per partite kryesore eshte:
Partia Demokratike, vleresohet nga 54 perqind e te anketuarve dhe cilesohet si negative 38 perqind e te anketuarve
Partia Socialiste vleresohet nga 62 perqind e te anketuarve, ndersa cilesohet si negative nga 28 perqind e te anketuarve.
Nje pike tjeter e anketimit eshte pershkrimi i preferencave aktuale, ku 51 perqind e te anketuarve e kane vendosur se per ke do te votojne, 29 perqind anojne ne parti te ndryshme dhe 11 perqind duhet ende te vendosin.
“Anketimi i Zogby- vjen pas nje kontrolli te pergjithshem te te gjithe procesit te sondazhit. Rezultatet vijne pasi eshte mbaruar procesi editorial dhe Top Channel nuk ka asnje ndikim per linjen editoriale te ketij sondazhi”, u shpreh Tom Rogers, perfaqesues i “Zogby International”.
Rezultatet e sondazhit per muajin janar u publikuan ne televizionin Top Channel. Deri ne maj, do te kete publikime te permuajshme rezultatesh, te kryera nga kompania prestigjoze “Zogby International”