E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla:Progami i PS-së, publik një ditë pas zgjedhjeve

Deputeti i PS-së, Taulant Balla, deklaroi se programi i PS-së për zgjedhjet e ardhshme do të publikohet një ditë pas zgjedhjeve. " Më 29-të qershor, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare PS-ja do të bëjë publik para parlamentit programin e PS-së i cili do të reflektojë vetëm ndryshim", tha Balla. Deputeti i PS-së, Taulant Balla, i ftuar në Ora News foli hodhi poshtë sondazhin e nga "Gani Bobi" ku rezulonte se PS-ja do jetë humbësja e zgjedhjeve të ardhshme, duke deklaruar se në qershor elektorati do të votojë për partinë dhe liderin e ndryshimit, për PS-në. "Berisha ka humbur besimin e shqiptarëve, shqiptarët do votojnë partinë që do sjellë ndryshimin", tha ai.Sipas Ballës, për PS-në mbetet e rëndësishme që në këtë përpjekje për ndarjen nga politika e vjetër, kanë mbështetje të madhe nga shqiptarët, dhe kjo i siguron se do të marrin mandatin e ardhshëm. Balla theksoi se PS-ja është e prirur të mësojë nga sondazhet dhe jo t'i kundërshtojë ato."Ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të bëhen sondazhe parazgjedhore, PS-ja në bashkëpunim me qytetarët shqiptarë dhe bashkë me PSD,PDS dhe G99 do të arrijnë të sjellin ndryshimin e shumëpritur dhe reformat sociale", tha ai. Balla vlerësoi se media po luan rol pozitiv duke ofruar për qytetarët një kuptim të drejtë se cila është forca dhe programi që duhet votuar në qershor. Lidhur me denoncimin që ka bërë PS-ja se televizioni Fox News ka zbuluar afera korruptive në projektin e Jugut, Balla tha, " Kur imazhi i Shqipërisë prishet nga një prirje korruptive e familjes Berisha, siç ishte denoncimi i bërë nga New York Times, po ashtu edhe Fox News që akuzon Berishën dhe dhëndrin e tij për korrupsion në projektin e bregdetit, është detyra jonë t'i denoncojmë", tha ai. Lidhur me takimet e Bershës me Hillary Clinton dhe Joe Biden, deputeti i PS-së tha se kryeministri i bën dëm edhe në këtë kontekst imazhit të Shqipërisë sepse do të ishte më mirë të bëhej një ftesë zyrtare për Berishën në SHBA, dhe jo të pritej "Mëngjesi i Lutjeve" për t'u bërë këto takime. Lidhur me ligjin e lustracionit, Taulant Balla tha se ligji ëshyë antikushtetues, pasi thyen 28-të nene të kushtetutës. Sipas Ballës, LSI-ja është më pranë objektivave politike të PD-së, se sa objektivave për të mirën e qytetarëve, siç është objektivi i PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›