E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat: Ndërhyrja ushtarake në Siri brenda 3 ditëve, nis me bombardime

SHBA- Ndërhyrja ushtarake në Siri do të bëhet brenda tre ditëve. Kështu kanë deklaruar sot mediat amerikane. 

Sipas tyre, Pentagoni po bëhet gati të nisë sulmin ajror, i cili do jetë më i gjatë dhe më intensiv se sa ishte programuar më herët. Kështu shkruan sot Los Angeles Times.

Strategët amerikanë mësohet se do të nisin sulmin fillimisht me bombardime, i pasuar nga sulme të tjera drejt objektivave të pa shkatërruara në sulmin e parë, citon gazeta burime zyrtare të Pentagonit.

Sipas gazetës, Shtëpia e Bardhë ka kërkuar një listë të zgjeruar të objektivave që do sulmohen, në vend të 50 të tillave të parashikuara më herët.

Regjimi i Assad është "përgjegjës" për sulmin më të keq me armë kimike që ka ndodhur shekullin e 21-të. "Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund të mbyllim sytë para imazheve që kemi parë edhe nëse kjo ka ndodhur në anën tjetër të botës." Kështu ka deklaruar të shtunën presidenti amerikan, Barack Obama.

(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Papa Francesko: Jo luftës, për të shitur armë! Sulmi me gaz në Siri, CNN publikon 13 video: Iu dërguan senatit si provë -VIDEO Kerry: Po shtohet mbështetja ndërkombëtare për sulm ndaj Sirisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›