E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Rihanna shtatzënë me Chris Brown

SHBA- Sipas zërave të ndryshëm të mediave të huaja rozë qarkullojnë fjalë se Rihanna është shtatzënë me të dashurin e saj Chris Brawn. Fjalë të tilla janë hapur menjëherë pasi këngëtarja anuloi datat e turit të saj botëror “Diamonds” duke u shprehur se është e sëmurë.

Gjithashtu, këngëtarja 25 vjeçare është parë disa herë duke shkuar në një spital në Los Anxhelos dhe kjo ka bërë që të shtohen akoma më shumë dyshime për shtatzaninë.

Megjithatë nëse Rihanna është vërtetë shtatzënë nuk përbën ndonjë befasi për adhuruesit e saj pasi pak më parë, kur u ribashkua me Chris Brown, ajo u shpreh se po ndihej mjaft mirë me të dhe se brenda pak kohësh do i pëlqente të bënte një fëmijë.

“Tani që jemi më të pjekur mund ta hedhim një hap të tillë” u shpreh ajo për revistën Elle.

Ndërkohë një burim i afërt i Rihannës i ka hedhur poshtë këto fjalë duke thënë se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë. “Ajo thjesht është e sëmurë dhe nuk është shtatzënë”-u shpreh një i afëm i saj.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›