E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, autobusi i Unazën përplas një grua, plagoset rëndë

TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një gruaje ka ndodhur sot në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në rrugën e Elbasanit teksa këmbësorja është përplasur nga një autobus.

Sipas policisë së Tiranës këmbësorja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe në ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia bën gjithashtu me dije se gruaja është përplasur nga autobusi i Unazës me targë TR 0714 U.

Ndërkohë në vendngjarje vijojnë hetimet për të zbuluar shkeqet e aksidentit.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shkodër, aksident me dy të plagosur, njëri në gjendje kome

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›