Meta, Milo dhe Gjinushi së shpejti marrëveshje bilaterale me PS
TIRANË-Partia Socialiste zyrtarizoi sot marrëveshjen paraelektorale me 43 parti të koalicionit opozitar. Partitë të cilat kanë pranuar ftesën e socialistëve për koalicion nënshkruajtën mesditën e sotme në ambientet e selisë rozë marrëveshjen.
43 parti kanë firmosur marrëveshjen për bashkë-punim me PS, ndërkohë që në takimin e sotëm munguan kreu i LSI-së Ilir Meta, kreu i PDS-së Paskal Milo, dhe kreu i PSD-së Skënder Gjinushi.
Mësohet se Meta,Milo dhe Gjinushi së shpejti do të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale me PS.
Aleanca Kuq e Zi dhe PBDNJ nuk ishin pjesë e këtij takimi, pasi nuk kanë vendosur ende për koalicionet,ndërkohë që FRD ka deklaruar se do të futet e vetme në zgjedhje.
Afati përfundimtar i regjistrimit të koalicionit në KQZ është data 23 prill.
PS MBYLL TAKIMIN ME PARTITË E NIVELIT TË DYTË
Ora 13:00 Ka përfunduar takimi që është përmbyllur me marrëveshje me partitë e vogla të koaliconit të majtë. Takimi është përmbyllur me sukses sic konfirmoi dhe zoti Koci, pasi partitë e vogla janë të kënaqura me ato cka i ka ofruar PS.
Gazetari Arbër Hitaj raporton se nuk ka pasur pretendime të partive të vogla për të qenë pjesë e listave zgjedhore, pasi ato do kandidojnë nën singlen e tyre.
PETRO KOCI: KUSHTI JONË ROTACIONI POLITIK
Ora 12:59 Kreu i Partisë PSV’91 Petro Koci në përfundim të takimit me kryesocialsitin Rama bëri publike se marrëveshja permban detyrime të partisë për të respektuar besnikërinë e votës dhe detyrimet pas rezultatit zgjedhor, teksa shtoi se kushti i vetëm është rotacioni politik.
“Ky dokument nuk përmban kërkesa specifike të partive në raport me PS por është baza për regjistrimin e këtij koalicioni në KQZ. Marrëveshja është ajo që kemi miratuar më parë, kushti kryesor është rotacioni politik, të tjera lidhen me vendime specifike por s’kanë lidhje mbi parimet e ndërtimit të koalicionit”- theksoi Koci.
NGJELA: JAM ME PARTINË TIME DO DAL DEPUTET
Ora 12:53 Kreu i PLD-së, Spartak Ngjela pas takimit me kryetarin e Partisë Socialiste Edi deklaroi se do të kandidojë nën siglën e partisë së tij.
“Unë nuk kam ardhur për të bërë kerkesë për të hyrë në PS. Unë jam me partinë time dhe dal deputet”- konfirmoi Ngjela, teksa nënvizoi se kundërshtari është i rrethuar totalisht.
NISIN TAKIMET E RAMËS MË PARTITË E VOGLA
Ora 11:56 Kryetari i partisë Socialiste nisi mesditën e sotme takimet me krerët e partive të vogla.
(e.m/BalkanWeb)