E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat audiovizive nen lupen e monitorimit

Që prej 24 majit, nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale, mediat audiovizive janë vënë nën lupën e Bordit të Monitorimit të Mediave.

Kodi Zgjedhor, përcakton qartë se cilat janë aktivitetet që do të vlerësohen nga ky bord si fushatë elektorale dhe e cilat jo.

“Shembull aktiviteti i Ramës në forumin për ekonominë. Është vlerësuar fushatë”

Monitoruesit nisin punën në orën 12:00 dhe përfundojnë në 1 të mëngjesit të ditës tjetër. Por problem për vëzhgim më të hollësishëm dhe për një numër më të madh mediash, mbetet hapësira e vënë në dispozicion.
“Normalisht monitorojmë 17 TV+Radio, por lista është e hapur, por kushtet nuk lejojnë”.

Tjetër problem, për kreun e Bordit janë operatorët lokalë.

Bordi i Monitorimit të Mediave është duke përgatitur raportin për t’ia dërguar Komisioni Qendror të Zgjedhje. Andoni thotë se përgjithësit televizionet kanë respektuar balancën në transmetimin e fushatës së mazhorancës dhe opozitë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›