E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfundon ndertimi i rruges qe lidh Elez Isufi me Ali Gjuzi ne minibashkine 11

Nje rruge e re i shtohet kryeqytetit. Nje mije banore ne njesine bashkiake numer 11 ne Tirane jane perfitues te drejtperdrejte nga ndertimi i segmentit qe lidh rrugen “Elez Isufi” dhe “Ali Gjuzi”.
“Ftoj të gjithë qytetarët e kryeqytetit të ecim përpara dhe të mos kthehemi prapa në kohën e baltës, pluhurit dhe konfliktit politik, që pa dyshim ka qenë dhe mbetet shkaktari kryesor i harresës ndaj qytetarëve. Të ecim përpara, duke pasur qytetarët të parët, duke pasur Tiranën të parën, të realizojmë të gjithë projektet tona anembanë qytetit të Tiranës, për të siguruar një cilësi më të mirë jete anembanë qytetit, një Tiranë ku jetohet më mirë, punohet më mirë dhe shijohet më mirë jeta”- deklaroi kryebashkiaku Basha.
Pas investimit prej rreth 22. 2 milion lekesh per kete zone Bashkia e Tiranes ka parashikuar te tjera projekte. Nje fond prej me shume se 16 milion dollaresh eshte planifikuar te perdoret per rikualifikime urbane.
“Dua të siguroj banorët e njësisë bashkiake nr.11, që paketa investuese e Bashkisë së Tiranës për këtë zonë të lënë në harresë prej dhjetëra vitesh është për vitin 2012-2013-2014, të kombinuar mbi 16 milionë dollarë dhe rrugë me këtë standard e me këtë cilësi po projektohen e ndërtohen anembanë kësaj zone, duke filluar me vetë vazhdimin e kësaj rruge në drejtim të komunës së Paskuqanit, me rrugën “Isuf Gërvalla” që ndodhet këtu afër e gjithë bllokun përreth tij, me gjithë rrugicat që lidhen të cilat po kështu përmes projekteve të Bashkisë do i nënshtrohen një rikualifikimi urban apo thënë me fjalë të thjeshta kanalizimeve, asfaltimit, trotuareve dhe ndriçimit, njësoj si në këtë rrugë ku ndodhemi sot”
Kjo rruge ka nje gjeresi prej 10 metrash. Trotuare te veshura me pllaka ne te dy anet nga 1.5 metra. Gjithashtu ndricim dhe sinjalistike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›