Mediat belge: Curri, prane Standartit te Liezhit
Mediat belge njoftojne se mbrojtesi i kombetares sone, Debatik Curri eshte shume prane nenshkrimit te nje kontrate me klubin e Standardit te Liezhit. Curri eshte vezhguar ne ndeshjet e fundit te kombetares, por belget kane marre per baze edhe paraqitjet e fundit te lojtarit kosovar, ne Ukraine. Debatik Curri ishte nje nder mbrojtesit me te forte te sezonit te fundit ne kampionatin ukrainas dhe shtylle e ketij ekipi. Ai fitoi edhe nje trofe, kupen e Ukraines, me Vorskla Poltaven. Por zedhenesi i klubit eshte pergjigjur zyrtarisht, se nuk behet fjale per ndonje kontakt me kete futbollist. "Une nuk di gje per nje interesim te tille. Madje nuk e njoh mire kete lojtar",- eshte shprehur Lucien D'Onofrio, per mediat belge. Madje, theksohet se Curri eshte nje mbrojtes me cilesi dhe se kerkon qe te largohet nga kampionati ukrainas, ne nje ekip me te forte. Debatik Curri eshte pergjigjur gjithashtu interesit te publikuar ne Belgjike, duke theksuar se nuk ka biseduar ai me drejtuesit e Standartit te Liezhit dhe deri tani, sipas ketij lojtari nuk ka asgje qe mund te merret ne konsiderate.