Shkon te lahet me vellane, mbytet ne rezervuar 23-vjecari
FUSHE-KRUJE- Nje 23-vjecar ka nderruar jete diten e djeshme, ndersa u mbyt teksa lahej ne rezervuarin afer qytetit te Fushe-Krujes. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, kur dhe deshmitaret njoftuan policine qe nisi hetimet. Burime zyrtare thane se viktima eshte 23-vjecari Flamur Hasani, i cili ishte duke u lare ne rezervuar se bashku me vellane e tij. Por ai nuk ka mundur dot te dale me nga uji, duke gjetur vdekjen si pasoje e asfiksise ne organet e frymemarrjes. Paraprakisht dyshohet se i riu mund te kete pesuar ndonje atak kardiak, si pasoje e ujit te ftohte. Megjithese eshte perpjekur qe t'i vije ne ndihme, vellai nuk e ka shpetuar dot 23-vjecarin. Policia tha se kerkimet kane vijuar per disa ore, por ende nuk eshte gjetur trupi i te riut. Aktualisht mesohet se eshte kerkuar ndihma e palombareve te RENEA-s, per lokalizuar dhe per te nxjerre nga rezervuari trupin e te ndjerit. Nje grup hetimor po kryen verifikime per rrethanat dhe shkaqet e vdekjes. Ky eshte rasti i katert brenda nje muaji pas atyre ne Kukes, Shkoder dhe Vlore.
A. B.
A. B.