E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi, "molle sherri" mes Mancesterit, Celsit dhe Barcelones

Celsi, Mancester Junajtid dhe Barcelona jane hedhur qe te gjitha ne sulm, per te fituar sherbimin e organizatorit te Frances, Frenk Riberi, sipas drejtorit te klubit te Bajernit te Mynihut, Karl-Hainc Rumenige. Riberi eshte kthyer ne nje objektiv edhe te merkatos se Realit te Madridit, qe ka pasur kontakte te vazhdueshme me lojtarin, por Rumenige ka paralajmeruar: "E tere fuqia e ketij lojtari ne treg i perket Bajernit te Mynihut." Rumenige shpjegoi me tej se Junajtid, Celsi dhe Barcelona kane kerkuar me ngulm kartonin e lojtarit, gjate diteve te fundit. Ish-lojtari i Gjermanise ne nje interviste dhene per "Bild", theksoi: - "Ne jemi te qete dhe krenare qe mbajme aktualisht ne skuader, ne kontrate, nje prej lojtareve me te mire te botes, ne qarkullim". Presidenti i Realit te Madridit, Florentino Perez dhe keshilltari i tij, Pedro Jimenez i hodhi poshte te gjitha mundesite e shitjes se lojtarit. - "Celsi ka insistuar me shume, por edhe Mancester Junajtid dhe Barcelona kane dashur qe te kene ne gjirin e tyre futbollistin francez. Nuk dua te flas per shume e parave qe i eshte afruar klubit, qe te lere te lire Riberine. Bajerni i Mynihut eshte i vendosur qe te mos pranoje asnje shume, pais deshiron te mbaje lojtarin, per te permbushur objektivat e sezonit tjeter. - "Edhe lojtari ka shprehur deshiren per te respektuar kontraten deri ne vitin 2011. Ai eshte aktualisht me pushime dhe ne deshirojme qe te kalojme nje sezon te mrekullueshem, bashke me Ribei, per edicionin e ardhshem."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›