E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Une, italiania qe ndihmoj emigrantet shqiptare"

Ajo eshte nje grua e rritur ne Sardenje te Italise, e cila prej disa vitesh ka hedhur bazat e familjes se saj ne Shqiperi. Per me teper, po kontribuon me te gjitha forcat ne drejtim te njohjes se te drejtave te emigranteve shqiptare qe punojne e jetojne jashte kufijve. Marta Onorato flet nje shqipe te italianizuar, qe sikurse thote edhe vete, shpeshhere i ben njerezit te qeshin. Eshte drejtoreshe e Institutit Evropian te Tiranes dhe eshte e dashuruar me Shqiperine. Onorato eshte gjithashtu konsulente e IOM-it, Organizates Nderkombetare te Migracionit prane Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, si dhe ka ndihmuar ne themelimin dhe monitorimin e Strategjise Kombetare te Migracionit dhe Planit e Veprimit qe shoqeron kete strategji. Sipas saj, problematike mbetet ceshtja e pjesemarrjes se emigranteve ne votime. "Pavaresisht faktit se ne planin kombetar te veprimit ka nje mase specifike qe ndihmon emigrantet shqiptare te marrin pjese ne votime, asgje nuk eshte bere ende per te zgjidhur kete problem. Emigrantet mbeten ende "pjesetare pa fuqi" te ketij vendi", tha ajo per "KJ", ku edhe tregoi disa detaje personale nga jeta e saj ne Shqiperi.

Prej sa vitesh ndodheni ne Shqiperi? Na tregoni dicka per aktivitetin tuaj ketu, (qe ne fillim, deri te European Institute of Tirana) si dhe njohjen me bashkeshortin tuaj?

Kam ardhur ne Shqiperi ne qershor te vitit 2001, thuajse 8 vjet me pare. Duhet te them se eshte nje kohe e gjate, por qe ka kaluar shpejt. Shqiperia me ka ndryshuar jeten. Kur mberrita ne aeroportin e Rinasit ne ate vere te nxehte, kisha shume pak informacione per vendin tuaj. Po vija si nje perfaqesuese speciale e Keshillit te Evropes, per te ndjekur zhvillimet politike gjate zgjedhjeve te vitit 2001. Deri atehere kisha takuar pak shqiptare, qe me kishin dhene nje pershkrim te frikshem te vendit tuaj, por qe fatmiresisht nuk korrespondonin me realitetin e ketushem. Qe atehere, une kam punuar per te promovuar dhe per te mbrojtur te drejtat e njeriut, ligjin dhe demokracine ne Shqiperi. Tre vjet me pas une punoja si menaxhere programi per sektoret e ligjit, sigurise dhe migracionit ne delegacionin e Komisionit Evropian, ndersa me pas si eksperte prane Institutit Evropian ne Tirane. Ne vitin 2007, shpenzova thuajse nje vit ne Prishtine, si keshilltare e OSBE-se ne Kosove, por ceshtjet familjare me sollen serish ne Tirane. Ketu nisa pune si konsulente per IOM-in (organizaten Nderkombetare te Migracionit), duke mbeshtetur kryesisht punen e Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Nderkaq, ne shtator te 2008-es u zgjodha drejtore ekzekutive e Institutit Evropian te Tiranes, nje OJF qe merret me te drejtat e njeriut, ligjin dhe demokracine, si dhe perspektiven e integrimit te Shqiperise ne Evrope. Me institutin kemi ndermarre nje projekt me te vertete sfidues, financuar nga Open Society Institute, permes se cilit duam t'u bejme te ditur te gjitheve se edhe njerezit e privuar nga liria, mund te gezojne te drejtat fondamentale te njeriut. Sa per pjesen e dyte te pyetjes suaj, bashkeshortin tim Igli e kam takuar gjate punes sime ketu, ne vitin 2004 dhe qe atehere jeta ime u vendos perfundimisht ne Tirane. Ne jemi shume te ngjashem dhe besojme ne te njejtat vlera, ndersa sa i perket karakterit, jemi plotesues te njeri-tjetrit. U martuam ne vitin 2005 dhe kemi dy femije te mrekullueshem, Luca-n, qe eshte thuajse 3 vjec dhe Matteo-n qe eshte 20 muajsh.

Sa po i ndihmoni ju si italiane emigrantet shqiptare, sidomos ata qe ndodhen ne shtetin tuaj te lindjes?

Sic e kam permendur, qe ne vitin 2007 po punoj si konsulente per IOM-in, duke mbeshtetur Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ne themelimin dhe monitorimin e Strategjise Kombetare te Migracionit dhe Planit e Veprimit qe shoqeron kete strategji. Keshtu, mund te them se ne menyre indirekte jam duke ndihmuar emigrantet shqiptare ne Itali, duke marre parasysh se Greqia dhe Italia jane dy vendet ku ndodhet numri me i madh i emigranteve shqiptare. Shqiperia eshte shembull ne rajon, per perpjekjet qe po ben per ndertimin e nje police per migracionin. Eshte vendi i pare ne Ballkan qe ka draftin e plote te Strategjise Kombetare te Migracionit. Ka ende probleme ne fazen e implementimit, por ne shpresojme se do te jete ne gjendje te permiresoj kete aspekt thelbesor. Ne prill 2009, Keshilli i Ministrave aprovoi nje vendim per ngritjen e nje komiteti teknik per Migracionin, puna e te cilit do te jete strikte ne kete drejtim.

Emigrantet, ceshtja e pjesemarrjes ne votime mbetet ende problematike. Cfare po behet ne kete drejtim?

Kjo eshte nje ceshtje mjaft e ndjeshme. Pavaresisht faktit se ne planin kombetar te veprimit ka nje mase specifike qe ndihmon emigrantet shqiptare te marrin pjese ne votime, asgje nuk eshte bere ende per te zgjidhur kete problem. Emigrantet mbeten ende "pjesetare pa fuqi" te ketij vendi.

Si ndjeheni ne vendin tone dhe ne familjen shqiptare ne te cilen jeni nuse? Ju trajton familja e burrit njelloj si shqiptaret, apo si nje nuse e huaj, qe nuk eshte mesuar me zakonet tona?

Nuk e mohoj qe me mungon familja ime, sidomos nena, vellai dhe motra. Megjithate, ambienti i ngrohte qe kam gjetur ketu, me ben te ndjehem si ne shtepi. Bashkeshorti im ka nje familje te mrekullueshme dhe vjehrri me vjehrren time jane njerez qe me kane pranuar dhe dashur qe ne fillim si vajzen e tyre. Shpesh ata qeshin per gjuhen time ndersa flas ne shqip, por kulturat tona apo zakonet e ndryshme nuk kane qene kurre pengese midis nesh. Fatkeqesisht, kunata ime jeton ne France me familjen e saj, por une e konsideroj ate me te vertete si nje moter dhe shpenzojme se bashku shume kohe ne telefon duke biseduar. Vertet shpresoj qe nje dite ajo mund te kthehet serish per te jetuar ketu.

Cfare ju pelqen me shume dhe cfare nuk ju pelqen nga vendi yne? Po sa i perket karakterit dhe natyres se shqiptareve? Cila ka qene sfida juaj me e madhe ne Tirane?

Gjeja qe pelqej me shume eshte natyra e mrekullueshme, qe nga malet ne pjesen veriore te vendit, e deri te bregdeti ne jug, pa harruar liqenet dhe pyjet ne lindje dhe ne pjesen qendrore te Shqiperise. Ky vend eshte nje perle e vertete, por fatkeqesisht, bukurite shpeshhere keqtrajtohen. Ndertimet pa kriter dhe plehrat shihen ngado dhe jane nje imazh qe demton shume vendin. Sa i perket karakterit te shqiptareve, me pelqen ngrohtesia dhe miqesia qe ata ofrojne. Kjo eshte nje nga gjerat e para qe une kam vleresuar kur erdha nga Franca, ku njerezit jane shume me te ftohte. Gjithashtu, me pelqen fakti qe njerezit i japin rendesi familjes, edhe pse ritmet moderne te jeteses e bejne te veshtire mbledhjen se bashku me njerezit e afert, sic ndodhte me pare. Megjithate, egoizmi dhe individualizmi jane te perhapura gjeresisht ne shoqeri. Njerezit nuk i japin mjaftueshem rendesi vlerave si ndershmeria dhe miqesia. Nuk me pelqen te pergjithesoj, por shpeshere vertetoj qe ndodh keshtu. Shqetesimi im kryesor dhe sfida ime ne Tirane, eshte ruajtja e besimit se eshte e mundur te ndertosh nje shoqeri te ndershme.

Familja juaj vjen shpeshhere ketu. Si komportohen ata me ambientin dhe kulturen shqiptare?

Ata e pelqejne Shqiperine dhe perpiqen te vijne sa me shpesh te jete e mundur. Motra dhe nena ime jane perpjekur madje te mesojne shqip, ne menyre qe te kuptojne me mire djemte e mi, te cilet flasin nje perzierje qesharake gjuhesh. Po keshtu, ime moter ka bere shoqeri me studente shqiptare ne qytetet ku ata studiojne dhe flet per Shqiperine, ne menyre qe te kuptoje me teper rreth jetes sone ketu. Dua te shtoj se vazhdimisht mamaja ime bisedon me agjencite e turizmit ne vendin tone, per t'i bindur ata qe te promovojne turizmin nga Italia ne Shqiperi.

Natyra e Sardenjes, nga e cila ju vini, ngjan paksa me ate te Shqiperise, apo jo?

Keni te drejte. Ka nje ngjashmeri qe me ben te ndjehem ne shtepi. Vecanerisht deti ne jug te vendit eshte shume i ngjashem me Sardenjen, madje ngjyrat ne pranvere dhe vere me kujtojne shume vendin ku jam rritur.

Edhe ju ne Sardenje keni nje lloj kanuni, i ngjashem me Kanunin e Leke Dukagjinit, qe ka veriu i vendit tone. Na tregoni dicka me teper per te.

Ne fakt, ne qender te Sardenjes ndodhet nje rajon i quajtur Barbagia, ku kohe me pare ekzistonte nje ligj jo i shkruar, i quajtur "Kodi Barbaricino". Ky kod eshte i ngjashem me kanunin tuaj te Leke Dukagjinit. Fatkeqesisht, midis rregullave te ketij ligji ne Itali, ka qene gjithashtu pjese hakmarrja, e cila rrallehere gjen terren edhe tani ne ditet tona. Deri para pak viteve me pare, ishte shume e veshtire edhe per shtetin qe te arrinte te vendoste ligjin atje.

Se fundmi, keni ndermend te jetoni ketu per nje kohe te gjate?

Shpresojme. Ne ndryshim nga shume cifte qe vendosin te largohen nga Shqiperia per arsye te ndryshme, ne kemi bere nje zgjedhje per te qendruar ketu dhe t'i japim vendit kontributin tone ne perpjekjet e tij per te arritur standardet evropiane dhe per te ndertuar shtetin demokratik per femijet tane dhe per te gjithe shqiptaret.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›