E Shtunë, 31 Tetor 2026

Narkotrafiku Holande-Itali, kapen dhe tre shqiptare

Padova- Nje organizate multietnike e narkotrafikut nderkombetar, eshte goditur oret e para te mengjesit te djeshem nga policia italiane ne disa zona te vendit. Urdher-arrestet jane leshuar nga prokuroria e Padovas, por ka pasur aksione edhe ne zonat e Venetos apo te Venecias. Sipas medias italiane, behet fjale per 11 persona te arrestuar, nga te cilet 3 shqiptare, kurse te tjeret italiane, tuniziane e marokene. Drejtues te policise deklaruan se hetimet kishin nisur prej nje viti dhe u be i mundur sekuestrimi i 100 kg hashash, 3 kg heroine dhe nje kg kokaine. Nuk u dhane detaje rreth operacionit dhe identiteteve te te ndaluarve, pasi aksioni ende nuk ka perfunduar. Mesohet se anetaret e organizates ne bashkepunim me njeri-tjetrin, trafikonin drogen nga Holanda ne drejtim te Italise, ku siguronin edhe perfitime te medha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›