Mediat botërore për rekordin e Messit

Mediat e njohura evropiane e botërore e kanë lartësuar në masë të madhe rekordin e Lionel Messit ku arriti shifrën e 86 golave brenda një viti kalendarik.
Me tituj bombastik mediat hapën faqet e para me foton e pleshtit dhe krahasimmet me legjendarin Gerd Mueller.
Mediat gjermane i janë “përulur” yllit argjentinas në faqet e tyre.”Gerd, krenohu që krahasohesh me Messin”, “Mueller, ai e kaloi Pelen, tani edhe ty”, “Mueller jë njëshi jonë, ai është i futbollit”, “Messi, Picasso i futbollit”, “Messiah është zoti i këtij sporti”, “Messi shkruan histori”, “Torpedo Messi”, “Nuk ka kufizime për ty”, “Çka tash nga ti” janë disa nga titujt bombastik që mediat gjermane, spanjolle, angleze, e disa tjera evropiane i kanë shkruan për Messin./indeksonline/