E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ka shumë që u munduan të përfitojnë në krahë timin”

Reperi i njohur kosovar Getoar Selimi prej fillimit të karrierës së tij muzikore ka qenë shumë i përfolur dhe gjithmonë emri i tij është gjetë në mesin e shkrimeve të faqeve të show bizz. 

Duke qenë se rep muzika përfshinë të bërit muzikë për qështje të ndryshme sociale, nuk kanë munguar edhe përleshjet fizike e verbale mes artistëve të ndryshëm.

Edhe Geti nuk ka mbetur jashtë kësaj, por ai këtë e sheh si tentativë për tu bërë i suksesshëm në krahë të dikujt tjetër.

“Puna ime është muzika e jo problemet apo mosmarrëveshjet dhe këtë pothuajse e kemi rutinë. Ka plot njerëz qysh kohë më parë në fillimet e sukseseve të mia, që u munduan të përfitojnë nga disrespekti, duke u adresuar tek unë personalisht apo Babastars ose Babarecords në atë kohë. Mendoj se janë vetëm dy mënyra të të bërit famë, njëra me talent me hapa të duhur e njerëz të duhur ashtu siç kam arritur unë në karrierën time, kurse secila mënyrë tjetër e ”suksesit” është afatshkurtër. Mirëpo secilit i dëshiroj vetëm suksese të mëtejshme”.

Përndryshe sa i përketë jetës private, Geti ka thënë se nuk ka ndërmend momentalisht të martohet por që uron që Zoti t’i dhurojë fëmijë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›