E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi e Maliqi e bindin Teplicen

Nëse jo gjatë afatit kalimtar të janarit, atëherë gjatë verës së ardhshme Prishtina mund të mbetet pa dy futbollistë të rëndësishëm të saj. Fjala është për Besnik Krasniqin dhe Behar Maliqin, të cilët karrierën mund ta vazhdojnë në elitën e futbollit të Çekisë.

Në fakt, klubi i njohur çek, Teplice, ka mbetur i impresionuar me aftësitë e Maliqit e posaçërisht Krasniqit, gjatë katër ditëve sa këta dy futbollistë janë testuar nga ky ekip.

Kjo ka bërë që Teplice ta shqyrtojë shumë seriozisht mundësinë e transferimit të këtyre dy futbollistëve nga Prishtina gjatë afati kalimtar të janarit. Kështu tha menaxheri i lojtarëve, Remo Rashica.

Por, nëse Teplice nuk ia del t’i nxjerrë këta dy futbollistë nga Prishtina gjatë janarit, atëherë një gjë të tillë shumë më lehtë do ta ketë ta bëjë gjatë verës së ardhshme.

Kështu ka thënë për Express menaxheri i këtyre dy futbollistëve, Remo Rashica. Madje, ai ka pohuar se përveç Teplices, për dyshen e prishtinasve interesim të madh kanë shprehur edhe dy ekipe të tjera çeke.

Aktualisht, Maliqi e Krasniqi gjenden në Gjermani, ku menaxheri i tyre Remo Rashica po e shqyrton mundësinë t’ua gjejë eventualisht ndonjë skuadër më të madhe sesa ato çeke. Madje, vetë Rashica ka pohuar se është në kontakte rreth kësaj çështje me dy klube nga Bundesliga 2, por nuk ua ka zbuluar emrat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›