E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria financon 516 milione leke ne komunat e Korces

Kryeministri Sali Berisha gjate vizites se tij ne qytetin e Korces mori pjese diten e djeshme ne ceremonine e perurimit te perfundimit te rruges Lapidar - Korite - Liqenas investim i buxhetit te shtetit me vlere 516 milione leke. Rindertimi i rruges Lapidar - Korite - Liqenas me gjatesi 20 kilometra dhe gjeresia 65 metra do te lehtesoje komunikimin e rreth 40 mije banoreve te komunave Pojan dhe Vreshtas si dhe te fshatrave te komunave Cerrave dhe Liqenas. Nga ky investim perfitojne ne menyre indirekte edhe fshatrat e zones se Devollit pasi rruga perdoret gjithashtu si by-pass per te kaluar nga Qafe-Plloca ne rrugen nacionale Korce - Bilisht. Ne menyre te vecante ky investim i vjen ne ndihme fermereve te kesaj zone te njohur bujqesore pasi ndikon direkt ne arritjen me shpejt te tregjeve per shkembimin e produkteve bujqesore e blegtorale si dhe per aktivitetet e tjera ekonomike. Shpreh kenaqesine qe ndaj me ju gezimin e inaugurimit te kesaj rruge 20 kilometra te gjate nga e cila perfitojne rreth 40 mije banore te rrethit te Korces - u shpreh kreu i qeverise. Nder te tjera ai theksoi se qeveria shqiptare gjate ketyre viteve ka investuar ne qarkun e Korces rreth 15 here me teper se ne 8 vitet e qeverisjes se Socialisteve. Ne kemi asfaltuar e po perfundojme rreth 390 kilometra rruge ne qarkun e Korces. Ne po investojme mbi 135 milione euro vetem ne akset kombetare te ketij qarku te cilat bejne te mundur qe qytetaret e Korces te kursejne ne levizjen e tyre se paku 60 per qind te kohes se tyre te cmuar. Ne kemi investuar e investojme ne te gjitha rruget rurale qe lidhin komunat me akset kombetare qe lidhin fshatrat e kesaj zone me komunat - tha Kryeministri Berisha. Gjithashtu ai deklaroi se qeveria shqiptare do te vijoje te investoje ne rruge sepse rruga eshte zhvillimi i vendit. Ne kemi ndertuar unazen e qytetit do te ndertojme unazen e Pogradecit po investojme nga Qafe-Plloca drejt Tiranes nga Qafe-Thana drejt Pogradecit kane filluar punimet e autostrades Tirane- Elbasan dhe vetem investimi ne kete autostrade shkurton rreth nje ore kohen qe ju duhet juve per te shkuar ne Tirane. Gjate ketyre viteve ne kemi subvencionuar rreth 1600 hektare molle vreshta e dru te tjere frutore si dhe blegtore te ndryshem qe mbareshtojne lope e tufa te imtash. Po ashtu kemi investuar mbi 25 milion dollare ne vaditje - tha kreu i qeverise ndersa theksoi se se shpejti Korces do ti rikthehen te gjitha zonat turistike pasi ky qytet eshte nje burim thithjesh per turistet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›