Mediat e huaja: Berisha fiton zgjedhjet në Shqipëri
Kryeministri Sali Berisha ka arritur të fitojë zgjedhjet në Shqipëri. Megjithatë shkruan e përditshmja Associated Press, ende nuk dihet në do të ketë numrin e mandateve që do t’i japë të drejtën të qeverisë i vetëm. Po kështu BBC shkruan për balancimin e mandateve mes dy koalicioneve, duke cilësuar se në rast se asnjëra prej këtyre dy forcave nuk do të sigurojë mandatet e nevojshme atëherë LSI do të luajë rol vendimtar në formimin e qeverisë së re. Epërsia e kryeminsitrit Berisha dhe shanset e tij për fitore, shkruajnë mediat e huaja si Euronjuz, Dojce Velle, Reuters etj, kanë qenë më të mëdha se e majta, kjo nisur edhe nga fakti se 3 sondazhet e publikuara nxjerrin fitues maxhorancën aktuale. Prestigjozja britanike, Financial Times citon se ende asnjë gjë nuk është e sigurt, për shkak të garës kokë më kokë mes dy forcave kryesore politike, pra mes dy liderëve kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe Kreut të Opozitës, Edi Rama. Këto zgjedhje në Shqipëri janë cilësuar si çelësi që do të bëjë të mundur përshpejtimin e rrugës drejt integrimit europian. Shtetet e Bashkuara, BE si edhe Çekia vlerësuan pozitivisht procesin zgjedhjet e 28 Qershorit.