E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD shpall fitoren: Do të qeverisim edhe mandatin e ardhshëm

Përshëndesim të gjithë ata që kanë mundësinë të ndjekin lajmërimin e fitores së dyfishtë nga selia e Partisë Demokratike. Fitoren e standarteve europiane të zgjedhjeve në Shqipëri dhe fitoren e sigurt të koalicionit qeverisës, i cili është votëbesuar në maxhorancë, nga qytetarët shqiptarë që kanë votuar në datën 28 qershor. Nuk ka asnjë dyshim tashmë, që të gjitha përllogaritjet që kjo maxhorancë, maxhoranca aktuale dhe Koalicioni Aleanca për Ndryshim, do të qeverisin Shqipërinë edhe për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Prandaj faleminderit të gjithëve atyre që kanë votuar deri tani. Ftojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe të gjitha institucionet e tjera si dhe KZAZ-të, që të përfundojnë procedurat e fundit të numërimit të votave dhe përllogaritjen zyrtare finale, për të konfirmuar zyrtarisht, atë të cilën unë po ua them prraprakisht, nga selia e Partisë Demokratike, fitoren e koalicionit qeverisës në Shqipëri. Në të gjitha përllogaritjet që bëjmë, të jeni të sigurtë që kemi 71 mandate. Koalicioni që do të qeverisë Shqipërinë do të jetë një koalicion stabël, për këtë ju siguroj dhe i Shqipërisë Europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›